Një mollë në ditë i mban ilaçet larg

Një mollë në ditë i mban ilaçet larg

84
SHPËRNDAJE

Një mollë çdo ditë nuk mban mjekun larg, por në fakt shërben për të zvogëluar numrin e barnave që na rekomandojnë mjekët. Në faqet e revistës prestigjioze Jama internal medicine janë botuar rezultatet e një studimi të kryer nga Matthew Davis, i Universitetit të Michigan school of nursing në SHBA.

Në studim u përfshinë rreth 8400 njerëz mbi 18 vjeç të cilëve ju kërkua që të plotësonin një pyetësor për ushqimin për të raportuar atë që kishin zakon të hanin (llojin e ushqimit dhe sasinë) brenda 24 orëve. “Më pak se 10 për qind e njerëzve të anketuar hanin rregullisht mollë, ndërsa 91 për qind e mbetur nuk e konsumonin”, shpjegon Dejvis duke theksuar se në përgjithësi ata që hanin mollë kishin një nivel më të lartë arsimor dhe më pak gjasa për të pirë duhan.

Sa për numrin e vizitave te mjeku, megjithatë, nuk rezultuan dallime të mëdha në mes të dy grupeve dhe kjo mund të sugjerojë, siç thonë autorët, që konsumimi i mollëve nuk është aq i dobishëm për shëndetin. Në fakt, edhe pse vizitat tek mjeku ishin të njëjta, ata që hanin mollë kishin më pak probabilitet që mjeku në recetë tiu jepte ilaç.

“Mund të themi se një mollë në ditë mban larg recetat e mjekëve”, thotë Victoria Richards, profesore e asociuar në Quinnipiac University School of Medicine në Hamden (Shtetet e Bashkuara). Edhe Erin Keane, dietiste në Lenox Hill Hospital në New York City, shpjegon se nuk duhet të harrojmë se mollët janë një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminës C dhe flavonoideve, që reduktojnë kolesterolin e keq, duke forcuar sistemin imunitar dhe duke mbrojtur gjithashtu nga disa lloje kanceresh,” përfundoi Keane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.