Ndihmoni trurin tuaj duke ecur zbathur

Ndihmoni trurin tuaj duke ecur zbathur

74
SHPËRNDAJE
Hulumtuesit kanë gjetur diçka shumë interesante tek lidhja mes funksionit të trurit dhe ecjes zbathur.
Sipas studimit ecja zbathur ndikon në kujtesën dhe vëmendjen e njeriut, gjithashtu rritë kujdesin dhe shton funksionimin e trurit.

“Gjërat e vogla kanë ndikim të madh, ne mund të zbavitemi duke ecur dhe vrapuar zbathur e në të njejtën kohë t’i kryejm trurit tonë një shërbim të madh”, është shprehur njëri nga anëtarët e studimit.

Për studim janë marrur 72 vullnetar nga mosha 18 deri në 44 vjeç që u ndanë në dy grupe dhe lëvizën për 16 minuta, ndërsa ekspertët kanë testuar kujtesën e tyre para dhe mbas ecjes.

Ata gjetën rreth 16% rritje të kujteses tek përsonat që kishin lëvizur zbathur dhe e njejta nuk kishte ndodhur tek ata që kishin lëvizur me mbathje.

Kjo ndodhë për shkak se truri funksionon më shumë nga frika se mund të shkelni në diçka të fortë që mund t’ju lëndojë, sipas studiuesve.

Kjo është një gjë shumë pozitive thanë studiuesit pasi që duke u zbavitur ne mund të krijojmë një aftësi njohëse më të mirë, kujtesë më afatgjatë dhe funksioni i trurit do të rritet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.