Mënyra natyrale për të humbur kilet e tepërta

Mënyra natyrale për të humbur kilet e tepërta

51
SHPËRNDAJE

Shumëkush nga ju mund të ketë dëgjuar që humbja e kileve të tepërta është e vështirë për shkak se metabolizmi juaj punon shumë ngadalë.

Metabolizmi është një proces i natyrshëm që ndodh brenda qelizave të organizmave të gjallë. Pra, trupi juaj konverton atë që hani dhe pini në energji të nevojshme  në lëvizje, mendime apo procese të ndryshme.

Por, ka disa mënyra që ju mund të përdorni për të  përshpejtuar  shkallën  e djegies së  kalorive, çka do ju ndihmojë në humbjen në  peshë.

Hani shëndetshëm: Mos harroni, që kur ju ndërprisni procesin e të ushqyerit, trupi juaj ngadalëson shkallën e djegies së kalorive,  duke shkaktuar metabolizmin tuaj të ngadaltë. Kjo është për shkak se trupi juaj nuk është duke marrë energji të mjaftueshme  për të kryer funksionet normale ditë-për-ditë.

Mos humbisni mëngjesin: Shumë njerëz shmangin  ushqimin e mëngjesit si një përpjekje për të  humbur peshë, por që në fakt është  e gabuar.  Mengjesi ndihmon në tretje dhe ndihmon trupin për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak.

Aktivitet aerobik: Eshtë tashmë e njohur se aktiviteti aerobik është një nga mënyrat më të efektshme për të djegur kalori. Përpiquni të bëni 150 minuta aktivitete aerobike, shëtitje, apo ecje me biçikletë.  Ju mund të provono 30 minuta aktivitet për 5 ditë gjatë javës, çka do ju ndihmojë të humbni peshë

Flini mirë: Gjumi i qetë luan  rol të rëndësishëm në rregullimin e metabolizmit ( efekte psikologjike, fizike ).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.