Koreanojugoret me uniforma speciale kundër Virusit Zika

Koreanojugoret me uniforma speciale kundër Virusit Zika

38
SHPËRNDAJE

Komiteti Olimpik i Koresë së Jugut njoftoi se sportistët e tyre gjatë Olimpiadës Verore në Rio-de-Zhanejro të këtij viti do të veshin këmisha dhe bluza me mëngë të gjata si dhe pantallona të gjata për t’u mbrojtur nga virusi Zika, i cili përhapet nga pickimi i mushkonjës.

Përveç kësaj, pajisjet sportive të ekipit olimpik të Koresë së Jugut do të jenë me ngjyrë, e cila përmban kimikate të njohura për sprapsjen e mushkonjave. Këto veshje sportistët e Koresë së Jugut do ti veshin gjatë ceremonisë së hapjes, në stërvitje dhe gjatë qëndrimit në fshatin olimpik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.