Këshilla për shëndetin në punë

Këshilla për shëndetin në punë

36
SHPËRNDAJE

1. Ulni peshën duke shtuar lëvizjet:

Të qënit mbipeshë lidhet me një varietet sëmundjesh. Në vend që të rrini para kompjuterit tuaj edhe gjatë pushimit të drekës, ngrihuni dhe filloni të lëvizni. Edhe pse vetëm për 10 minuta, do të përmirësoni qarkullimin tuaj.

2. Mos konsumoni Fast Food:

Sigurisht është praktike ta merrni gati drekën tuaj, megjithatë kjo nuk është zgjedhja e duhur. Kur jeni gjatë pushimit të drekës, kërkoni për diçka të shpejtë edhe të lirë. Dhe ku përfundoni? Në një Fast Food. Një ushqyerje e varfër është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kronike.

3. Hiqni dorë nga duhani:

Konsumimi i duhanit nuk është vetëm i kushtueshëm, por mbi të gjitha shumë i dëmshëm për shëndetin tuaj. Studimet tregojnë se gati gjysmë milioni njerëz vdesin çdo vit prej tij. Studime të tjera tregojnë se pirja e duhanit nxitet nga një punë e lodhshme dhe stresuese.

4. Pini shumë ujë:

Është shumë e rëndësishme të pini ujë, duke pasur parasysh se humbni 10% të aftësive tuaja të të menduarit kur ndiheni të etur. Kur qelizat tuaja nuk kanë mjaftueshëm ujë, ato nuk funksionojnë normalisht

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.