Karakteret e kundërt në çift, përputhen?

Karakteret e kundërt në çift, përputhen?

58
SHPËRNDAJE

Në qoftë se vini re se keni shumë grindje me partnerin tuaj, ndoshta do të ishte më mirë të mos besoni në mitin e të kundërtave që tërhiqen, por të filloni të shqetësoheni dhe të bëni vlerësimet e nevojshme. Të paktën, ky është mendimi i studiuesve në Ëellesley College, të cilët kryen një studim në bashkëpunim me Universitetin e Kansasit, botuar në revistën Journal of Personality and Social Psychology. Për arritjen e këtij konkluzioni, shkencëtarët kryen një eksperiment në 1500 çifte të fejuarish, por edhe miq dhe të njohur. Rezultatet i çuan studiuesit në përfundimin se edhe pse nuk përbën të vetmen arsye për të rënë në dashuri, njerëzit të cilët ndajnë idetë, vlerat dhe interesat kanë më shumë gjasa për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme.

Për më tepër, përputhshmëria në mes të personaliteteve të ndryshme është shumë e rëndësishme, dhe edhe pse është e shëndetshme të frekuentojmë njerëz me parime të ndryshme nga tonat, është më e komplikuar për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme, sepse herët a vonë një prej tyre do të përfundoj që do të ndryshojë tjetrin, por pa dobi. Studimi u përsërit në një kohë të dytë, pas një periudhe, për të parë nëse mendimet dhe idetë e subjekteve, sidomos ata të cilët kanë filluar një histori të kohëve të fundit, kishte ndryshuar. E pra, parimet kishte mbetur në thelb të njëjta, kështu që nëse zgjidhni një histori dashurie me dikë shumë të ndryshëm nga ju, me shpresën për të qenë në gjendje për ta ndryshuar përgjatë rrugës, kini kujdes se marrëdhënia mund të jetë e destinuar të dështojë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.