Itali:ADN ‘aliene” tek të sëmurët me leuçemi akute

Itali:ADN ‘aliene” tek të sëmurët me leuçemi akute

67
SHPËRNDAJE

Në qelizat kancerogjene të personave të sëmurë me leucemi akute mileoide, gjendet një ADN e huaj. Zbulimi, nga ata që mundësisht mund të ndryshojnë historinë e Onko-hematologjisë, është bërë në Milano të Italisë dhe është publikuar në “Raportet Shkencore”, revista e grupit Natyra.
Një studim që ka çuar në përfundime të reja dhe të papritura. “Shokuese”- e kanë cilësuar autorët që në qelizat tumorale të 56% të pacientëve të analizuar, 125 të rritur që trajtohen në spitalin Niguarda të Milanos, e kanë gjetur veten përballë një fakti të habitshëm.
“Një sekuencë nukleotide që nuk përputhet me asnjë nga sekuencat njerëzore të njohura deri më sot,” ka thënë për Adnkronos Salute, Roberto Cairoli, drejtor i hematologjisë Asst meningjite, koordinator i studimit së bashku me Alessandro Beghini nga Departamenti i Shkencës së Shëndetësisë në Universitetin Shtetëror të Milanos.
“Nuk kam fjetur gjithë natën-pranon shkencëtari- e kemi paraqitur studimin më 1 qershor dhe publikimi ka mbërritur sot, pas verifikimeve të thella nga gjyqtarët ndërkombëtarë. Sekuenca misterioze “banon” në gjenin që kodon një proteinë të quajtur WNT10B, të shfaqur në qelizat leuçemike. Për të kuptuar nga vjen, si mbërrin dhe kush e sjell, ngrihen hipoteza të ndryshme ende për t’u eksploruar,” thekson Cairoli.
Por sipas tij, një nga pistat që duhet ndjekur është mikrobiologjia “Një virus, një bakter, sigurisht një organizëm jo human.
 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.