Imunoterapia e suksesshme kundër kancereve të vështirë për trajtim

Imunoterapia e suksesshme kundër kancereve të vështirë për trajtim

70
SHPËRNDAJE

Rezultatet inkurajuese të shumë testeve klinike të publikuara sot konfirmuan potencialin premtues të imunoterapisë kundër kancereve të vështirë për t’u trajtuar, si ai i fshikëzës apo mushkërive, një sukses që revolucionon kancerologjinë.

Një test i fundit klinik tregoi se antitrupat “Tecentric” të “Genetech”-it, filial i laboratorit zviceran të “Roche”, mundësoi reduktimin e tumoreve të përparuar të fshikëzës në një të katërtën e 119 pacientëve ku mbijetesa mesatare tejkaloi 15 muajt kundrejt nëntë muaj që është normalisht me kimioterapi, theksuan studiuesit duke prezantuar rezultatet në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikanëve të Okologjisë Klinike (ASCO), kongresi më i madh botëror mbi kancerin, që ishte mbledhur këtë fund javë në Çikago.

Antitrupat “Tecentriq”, që neutralizojnë proteinën PD-1 dhe i mundëson sistemit imunitar të sulmojë qelizat kancerogjene, ishin efikas në pacientë që vuanin nga tumore të përparuara të fshikëzës që janë shumë të dobët për një kimioterapi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.