Hithra ndihmon shendetin

Hithra ndihmon shendetin

106
SHPËRNDAJE

Hithrat janë disa lloje, nga më të përhapurat janë urens dhe dioika. Të gjitha i përkasin familjes urticaceae. Këto bimë janë të përhapura në të gjithë botën, janë barishtore vjetore ose shumëvjeçare, me një lartësi që varion 50-150 cm, rriten të egra deri në 2500 m mbi nivelin e detit, sidomos në toka të pasura me azot. E gjithë bima karakterizohet nga qime të dendura thumbuese. Lulet janë të mbledhura në kallinj të vegjël me ngjyrë të gjelbër.
Familja: Urticaceae

Emri Botanik: Urtica Dioica ose Urens

Emri i përbashkët: Hithër e zakonshme

Pjesa e përdorura: Gjethet dhe rrënjët

Karakteristikat:

Hithra është shumë e përhapur në të gjithë territorin shqiptar ku ajo rritet përgjatë rrugëve, në afërsi të shtëpive të fshatit. Gjethet dhe kërcelli i saj mund të mblidhen gjatë gjithë vitit, ndërsa rizoma dhe rrënjët duhet të mblidhen në vjeshtë.

Të dhëna shkencore:

Sipas studimeve shkencore në dispozicion, hithra tregohet mjaft e dobishme në reduktimin e simptomave që lidhen me hiperplazinë beninje të prostatës. Disa studime kanë treguar se marrja e gjetheve të hithrës mund të ndihmojë për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Studimet klinike në kafshët laboratorike kanë treguar aktivitetin anti inflamator të hithrës. Ekstrakti i thatë i hithrës ishte në gjendje për të reduktuar ënjtjen, dhimbjen dhe skuqjen të shkaktuara në kthetrat e një miu pas injektimit të substancave inflamatore.

Mënyra e marrjes:

Hithra është e disponueshme në treg në formën e shtojcave dietetike, të tilla si çaj bimor dhe si një ekstrakt i thatë, në këtë formë, përgjithësisht, merren 8-12 mg në ditë, për kg të peshës trupore të ndarë në dy doza dhe preferohet për t’u marrë larg nga ushqimi.

Perdorimi:

Hithra gjithnjë ka vlerë fitoterapike. Ajo përdoret si antireumatik sepse ushtron një aktivitet anti inflamator. Ka veti imunostimuluese dhe është shumë aktive në sistemin urogjenital, është një diuretik i mirë, ndihmon në heqjen e gurëve dhe jep lehtësim për infeksionet e traktit urinar. Ajo ka gjithashtu një aktivitet interesant hemostatik. Përbërje me bazë hithrën mund të administrohen për të bllokuar gjakun nga hunda .Hithra vlerësohet shumë për veprimin e saj në hipertrofinë beninje të prostatës dhe për aktivitetin e saj dermatologjik. Hithra përdoret në disa formulime për përdorim lokal për aknet dhe shumë produkte të dizajnuara në mënyrë specifike për flokët me yndyrë.

Të dhëna historike:

Sipas traditës, romakët e lashtë këshillonin për njerëzit që vuanin nga dhimbjet reumatike të rrokulliseshin lakuriq mbi bimët e hithrave. Edhe pse kjo praktikë ishte e dhimbshme dhe e papërshtatshme sillte disa përfitime ndoshta sepse favorizonte vazodilatacionin , i cili nga ana e tij nxit largimin e acidit urik që mund të ishte shkaku i dhimbjes së kyçeve. Në Evropën veriore, ishte diçka shumë e zakonshme që tju jepej fëmijëve të cilët lagnin shpesh në shtrat, biskota të bëra me miell thekre dhe fara hithre. Gjithashtu, sipas një tradite të Evropës veriore, duke hedhur hithrën në vatrën e zjarrit mund të ishte një mënyrë për të mbajtur larg rrufetë, ndërsa sipas një tjetër besimi, të mbaje hithër me vete ndihmonte për të shmangur ndikimet e liga. Hithra si dje ashtu edhe sot gjen gjithashtu hapësirë në kuzhinë, gjethet e reja janë të shkëlqyera në supa, rizoto dhe omeleta.

Efektet:

Kur preken gjethet e hithrës mund të shfaqen reaksione alergjike për shkak të përmbajtjes së histaminës në bimë. Nuk ka ndërveprime të njohura midis hithrës dhe barnave, por është gjithmonë mirë për të mos përdorur produktet që përmbajnë hithër gjatë shtatzënisë dhe laktacionit.

Parimet kuruese:

Kjo bimë mund të përdoret si një ilaç natyral në rastet e mëposhtme:

– Sëmundjet e lëkurës

– Sëmundjet reumatike

– Sëmundjet urologjike

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.