Glaukoma, tensioni i larte i syrit

Glaukoma, tensioni i larte i syrit

491
SHPËRNDAJE

Çfarë është

Kjo është një sëmundje e nervit optik, që avancon me ngadalë, e shoqëruar zakonisht me rritje kronike të tensionit të brendshëm të syrit (presionit intraokular). Ajo është shkaku kryesor i verbimit te amerikanët.

Shkaqet

Mekanizmi me anë të së cilit tensioni i rritur i syrit dëmton nervin optik, nuk është kuptuar ende.                  Shumica e pacientëve me glaukomë kanë tension të brendshëm të syrit të ngritur. Megjithatë, shumë pacientë kanë presione intraokulare, të cilat me sa duket asnjëherë nuk e tejkalojnë limitin normal prej 20mmHg (e ashtuquajtur glaukoma me tension të ulët).

Simptomat

Në glaukomën akute me kënd të ngushtë, syri është i kuq dhe i dhimbshëm, gjë e cila vjen si pasojë rritjes së menjëhershme dhe të ashpër të tensionit të brendshëm të syrit. Raste të tilla ndodhin vetëm në një pakicë rastesh me glaukomë: shumica e pacientëve kanë kënde të gjera në dhomëzën anteriore. Shkaku i tensionit të brendshëm të rritur të syrit në glaukomën me kënd të gjerë është i panjohur, por ai shoqërohet me mutacione të gjeneve në format e trashëgueshme.

Zakonisht glaukoma është jo e dhimbshme (përveç rastit të glaukomës me kënd të ngushtë). Mprehtësia e foveas ruhet deri sa arrihet sëmundja e stadit të fundit. Për këto arsye, dëmi i rëndë dhe i pakthyeshëm mund të ndodhë përpara se pacienti ose mjeku të njohë diagnozën.

Diagnoza

Kontrolli i pacientëve për glaukomë me anë të oftalmoskopit dhe me anë të matjes së presionit intraokular, është jetësor.

Trajtimi

Glaukoma trajtohet me agonistë adrenergjikë topikë, agonistë kolinergjikë, beta bllokues dhe analogë të prostaglandinës. Frenuesit topikë ose oralë të anhidrazës karbonike përdoren për të ulur presionin intraokular duke reduktuar prodhimin ujor.

Trajtimi me lazer e rrjetit trabekular në këndin e dhomëzës anteriore përmirëson rrjedhjen ujore nga syri. Nëse dështon trajtimi me lazer apo ai mjekësor që të ndalojë dëmin e nervit optik nga glaukoma, atëherë duhet të ndërtohet me rrugë kirurgjikale një filtër (trabekulektomia) ose të vendoset një valvul për të çliruar lëndën ujore nga syri në një mënyrë të kontrolluar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.