Fruti ideal kundër lodhjes dhe infeksioneve

Fruti ideal kundër lodhjes dhe infeksioneve

54
SHPËRNDAJE

Përveç sasisë së madhe të sheqerit, që e ben atë frutin ideal kundër lodhjes, fiku është i pasur me proteina, fosfor, kalcium, vitaminë A, B dhe C.

Fiqtë janë të njohur edhe për vetitë laksative, në rast të problemeve me kapsllëkun. Për këtë duhet të merrni dhjetë kokrra fiq, t’i futini në një enë me një litër ujë, duke i lënë ashtu gjatë gjithë natës.Në mëngjes herët pini lëngun dhe hani disa nga kokrrat e ndenjura në ujë. Kjo mënyrë është shumë efikase jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët.

Fiqtë mund të përdoren edhe për të luftuar infeksione të ndryshme, si të ftohtit dhe dhimbjet e fytit.

Në këto raste, 10 fiq duhen futur në një litër qumësht të nxehtë dhe pasi të jenë lënë për 15 minuta, duhet të pihet qumështi dhe të konsumohen disa kokrra fiq.

Fiqtë shërbejnë gjithashtu për të parandaluar kancerin, atakun në zemër, aneminë, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë për të kuruar diabetin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.