E verdhë, jeshile dhe portokalli, në formë me dietën e ngjyrave

E verdhë, jeshile dhe portokalli, në formë me dietën e ngjyrave

74
SHPËRNDAJE

Sipas një sondazhi në Skoci të konsumosh rregullisht perime në ngjyrë të verdhë, të kuqe dhe portokalli ndihmon për të pasur një lëkurë më tonike dhe të re. Ushqimet blu dhe lejla? Bëjnë shumë mirë për qarkullimin e gjakut. Ja si t’i zgjidhni ushqimet sipas dietës së ngjyrave.

Të bardha- Frutat dhe perimet me polpën e bardhë janë të pasura me antioksidantë, dhe fibra ushqyese. Një studio e drejtuar nga American Heart Association thotë se perimet me ngjyrë të bardhë janë të afta të parandalojnë rreziqet që lidhen me iktusin dhe sëmundjet kardiake. Njëkohësisht ato ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme. Në këtë kategori gjejmë hudhrën, qepën, bananen, mollen, rrushin, kastraveci, kërpudhat, lulelakrën, të cilat janë në gjendje të mbrojnë sistemin e frymëmarrjes dhe të reagojnë si antibiotikë natyralë.

E verdhë dhe portokalli- Portokalli, mandarina, pjeshka, pjepri, nektarina, karrota, kungulli, specat bëjnë pjesë në kategoritë e ushqimeve midis të verdhës dhe portokallisë. Ato kanë përbërje të lartë të betakarrotenit, të vlefshme për një lëkurë elastike dhe të re , të afta të mbrojnë shikimin dhe organizimin nga dëmet e shkaktuara nga qelizat e këqija.

Të kuqe- Të pasura me antioksidantë, frutat dhe perimet në ngjyrë të kuqe mbrojnë zemrën, ndihmojnë në parandalimin e sklerozës dhe janë të pasura me likpenë, i çmuar për shëndetin e lëkurës dhe i aftë për të parandaluar shumë forma të tumorit. Në këtë kategori janë domatet, rrepa e kuqe, specat, fasulet e kuqe, qershitë, luleshtrydhet dhe shalqiu, të cilat janë gjithashtu të freskëta e me kripëra minerale.

Blu dhe lejla- Në frutat e perimet ngjyrë blu-lejla, janë boronicat, manaferrat, kumbullat, rrushi i zi, patëllxhanet . Të rëndësishme oër parandalimin e patologjive kardiovaskulare, frutat dhe perimet në ngjyrë blu dhe lejla ndihmojnë për qarkullimin e gjakut.

Jeshilja- Ngjyra jeshile ka një efekt antioksidant që eliminon qelizat e këqija dhe toksinat. Në kategorinë e ushqimeve që janë të lidhura me ngjyrën jeshile janë, brokoli, sallata jeshile, majdanozi, asparagu, spinaqi, kivi, kungulli. Ato përmbajnë shumë magnez dhe acid folik , që është i rëndësishëm për rritjen e fetusit gjatë shtatzanisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.