Drejtoria e Shendetit dhe Higjenes Fier :Kujdes me ujin qe vjen ne...

 Drejtoria e Shendetit dhe Higjenes Fier :Kujdes me ujin qe vjen ne rubineta

179
SHPËRNDAJE

Rreth 110 mijë banorë të Bashkise së Fierit, prej të Shtunës së kaluar kur stacioni i pompimit të ujit në Kafaraj u përmbyt nga Vjosa, vazhdojnë të mos kenë ujë të pijshëm në rubinetat e tyre. 

Uji qe rrjedh ne rubineta ndalohet te perdoret per tu pire .Kjo, pasi si pasojë e përmbytjes së stacionit të pompimit, uji u ndot dhe mund të shërbente vetëm për përdorim komunal. Të hënën pritet që banorët e Fierit të mësojnë nëse uji i Ujësjellësit të këtij qyteti mund të përdoret ose jo për konsumim njerëzor. 

Shefja e sektorit të Epidemiologjisë pranë Drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik Fier, Anila Moçi ka sqaruar se situata e krijuar është monitoruar në vazhdimësi deri në arritjen e konkluzionit përfundimtar se kur uji i Ujësjellësit të Fierit mund të jetë krejtësisht i pastër si për parametrat mikrobiologjikë, ashtu edhe për ata fiziko-kimikë.

Sinkron Anila MoçiNdërkohë, Moçi u ka bërë thirrjeve qytetarëve dhe administratorëve të pallateve që të pastrojnë dhe higjenizojnë depozitat e ujit

Menjëherë pas përmbytjes së zonës së Frakullës dhe Kafarajt nga vërshimi i Vjosës, uji që qarkullonte në gjithë sistemin e Ujësjellësit të Fierit u ndot. Për disa ditë me radhë uji me të cilin janë furnizuar banorët e qytetit të Fierit ka qenë i turbullt dhe ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve njoftoi që të përdorej vetëm për përdorim komunal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.