Doni te dobesoheni, perdorni Spinaq

Doni te dobesoheni, perdorni Spinaq

61
SHPËRNDAJE

Kokteijl me Spinaq për Rënien në Peshë

Koktejili me spinaq është mjaft efikas për rënien në peshë për një periudhë relativisht të shkurtër.

Spinaqi konsiderohet si “mbreti i perimeve” për shkak të pasurisë së tij të madhe me minerale të shumta, si: kaliumi, kalciumi, fosfori, natriumi, magnezi. Gjithashtu, spinaqi përmban edhe oligoelementët e bakrit, zinkut, jodit, hekurit, arsenikut dhe manganit. Ai është i pasur me proteina, karbohidrate, acid oksalik, acid folik, vitaminat C, A, B, D dhe K.
Spinaqi përdoret në mjekësinë alternative për shumë sëmundje dhe çrregullime, si: anemia, kapsllëku, diabeti, hipertensioni, çrregullimet e traktit tretës, të fshikëzës së urinës, etj. Ai forcon kockat dhe muskujt, fuqizon aktivitetin e mëlçisë, pastron gjakun, etj.

Koktejili me spinaq është një përbërje me mjaft vlera ushqimore dhe me pak kalori. Nëse me të zëvendësoni një ose dy vakte ditore, maksimalizoni së tepërmi efektet e saj për rënien në peshë.

Përgatitja

Në një mikser hedhim 100 gr spinaq të freskët, 2 kastravecë, majdanoz, selino, 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, lëngun e 2 kokrrave limon, piper të kuq, kripë dhe 1 litër ujë. I përziejmë bashkë deri sa të krijohet një masë homogjene.

Përdorimi

Koktejili rekomandohet të pihet disa gota gjatë ditës, 30 minuta përpara ushqimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.