Depresioni 

Depresioni 

62
SHPËRNDAJE

Simptomat

Gjendja depresive përfshin manifestimet psiqike, psikomotorike dhe somatike. Nga kjo rrjedh një gjendje vuajtje dhe dhimbjeje që shfaqet me humor të depresuar, trishtim i thellë pothuajse i përditshëm, mbizotërojnë mendimet dhe ndjenjat negative, pesimizëm, ngadalësimi i ideve dhe aktivitetit motorik , zhvlerësimi i vetvetes dhe mungesa e besimit në aftësitë e tyre, humbja e interesit , vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të zakonshme , tendenca për të qarë, ankthi .

Në thelb kjo është një situatë e dominuar nga ndjenjat negative dhe të pakëndshme për veten e tyre dhe botën , me vështirësi për të planifikuar të ardhmen . Prezantimi klinik shfaqet si një dhimbje e vërtetë për të jetuar , e cila e sjell të depresuarin në gjendje për të mos shijuar asgjë të jetës së tij .

Përveç këtyre simptomave fillestare, zakonisht ndodh që njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim të paraqesin edhe të tjera, të tilla si :

– çrregullime nurovegjetative

– ndryshime në oreks ( rritje ose ulje )

– ndryshime të ritmit të gjumit (rritje ose ulje)

– vështirësi në metabolizëm dhe tretje

– ngadalësim të theksuar motor ose , në të kundërtën , një axhitim të theksuar

– lodhje të theksuar

– vështirësi për tu përqëndruar

– tendencë shumë të fortë për të fajësuar veten dhe për tu zhvlerësuar

– mendimi i vazhdueshëm për tu vetëvrarë.

Kush është i sëmurë me depresion mund të vuajë në mënyrë akute (dmth ka disa faza shumë të mprehta dhe të papritura të depresionit, që mund të tentojnë të zhduken vetë ose me trajtim ), ose në mënyrë të vazhdueshme , megjithëse në një formë të lehtë, me disa momente të përkeqësimit të papritur.

Depresioni nuk është vetëm një sëmundje, me simptomat e saj , por në vetvete është një simptomë e pranishme në kushte të tjera patologjike , edhe pse ky term përdoret tani për të pëcaktuar sindrome me sfond depresiv, pavarësisht nga origjina apo shkaku i tyre.

Diagnoza

Një diagnozë e hershme mund të thotë shpëtim për shumë të depresuar dhe i pari që mund të ndiej fillimin e sëmundjes është mjeku i familjes.

Zbulimi i hershëm mund të mbrojë trurin trurin nga dëmtime morfologjike të pariparueshëm , si atrofia e plotë e neuroneve , jashtëzakonisht serioze dhe e vështirë për tu shëruar. Për fat të keq është shumë e vështirë njohja e simptomave të sëmundje. Kur sëmundja nuk njihet nga mjeku i familjes ,pacientit i jepen shpesh ilaçe anti- ankth që veprojnë si tamponë pa zgjidhur problemin dhe mund të krijojnë varësi.

Vështirësia në vënien e diagnozës lind nga deklaratat e pacientëve të raportojnë sëmundje që janë në fakt një përjetim i depresionit: një fenomen , ky , që lind në tru dhe lëviz në zonat periferike, duke gjeneruar ankth tek pacienti , i cili nuk e njeh depresionin . Kjo sëmundje , në fakt, manifestohet kryesisht me simptoma të ndryshme, që nuk shpjegohen , të cilat janë vërejtur në klinika të ndryshme si në vijim : Gastroenterologji ( 54 %) , Neurologji ( 50 %) , Kardiologji ( 34 %) , Reumatologji ( 33%) dhe Ortopedi ( 30 % ).

Mbi 50% e pacientëve në depresion ndiejnë dhimbje : lokalizimet më të shpeshta janë në kokë ( 60 %) ,kurriz ( 28 % ) , gjoks /bark ( 20 % ) , qafë ( 11 %) , kyçet( 9 % ) dhe supet (8 %)., siç tregohet nga një studim të kohëve të fundit të botuar në revistën shkencore prestigjioze amerikane të Psikiatrisë .

Lidhja midis simptomës mendore dhe fizike duket të jetë shumë e fortë , aq e madhe sa që Shoqata Amerikane e Psikiatrisë , në vitin 2000 , hartoi një listë të lidhjeve kryesore: ndër simptomat më të zakonshme psikologjike përfshin humorin e keq ,dobësinë, vetëvlerësimin e ulët , disa çrregullime të kujtesës , ankth dhe vështirësi për tu përqëndruar. Me ato lidhen dhimbja e kokës , pagjumësia , lodhja , marramendja, dhimbjet e barkut , çrregullimet gastrointestinale dhe mosfunksionimi i sferës seksuale.

Kujdesi dhe Terapia e këshilluar

Për trajtimin e depresionit nevojiten të paktën dy vjet . Terapia parashikon tri faza: e para ( një muaj) për njohjen e simptomave ; e dyta ( 5-6 muaj) i dedikohet mbajtjes së terapisë ( rezultatet fillojnë të shfaqen pas tre muajsh) ; e treta (të paktën një vit ) për të evituar rikthimin e depresionit. Pra, është e mundur për të arritur në remisionin e plotë , dmth në shërim .

Trajtimi është edhe farmakologjike dhe psikosociale , edhe pse, kur pacienti ndalon marrjen e ilaçeve , ka luhatje humori meqë truri , edhe pse nuk ka zhvilluar varësi , e ndjen ndryshimin . Mbështetja psikologjike e mjekëve dhe familjes bëhet edhe më e rëndësishme .

Një nga rreziqet më të mëdha është rishfaqja , apo rreziku i rikthimit : edhe pse në 6 -12 javët e para është i dukshëm një përmirësim i pacientit , në realitet, rreziku qësëmundja të shfaqet përsëri është i lartë .Nuk mjaftojnë vetëm disa muaj për tu shëruar përfundimisht. Terapia duhet të zgjasë më shumë se një vit , pothuajse dy. Ka  mundësi që ndonjë subjekt duhet të kurohet për gjithë jetën.

1 . Terapia e barnave . Përfshin marrjen e ilaçeve kundër depresionit të cilat ndihmojnë për të forcuar neuronet të dobësuar nga depresioni . Si për një grip të zakonshëm , duhet të shërohet plotësisht nga sëmundja për të pasur sërish  neurone efiçentë . Kjo ndodh në fund të trajtimit të plotë.

Përdoren disa klasa të ilaçeve kundër depresionit. Në forma rezistente mund të përdoren kombinime me stabilizantë humori dhe në disa raste me hormone tiroidesh . Përdorimi i antipsikotikëve , ne kombinim me antidepresantë , arsyetohet në rastet kur kuadri depresiv paraqet me simptoma psikotike .

2 . Terapia psiko-sociale . Përdorimi vetëm i ilaçeve nuk është e mjaftueshme . Është thelbësore mbështetja nga familja dhe personeli  i kualifikuar të cilët mund të lehtësojnë pacientin në depresion nga situatat që i sjellin ankth ose e bëjnë të jetojë keq. Në këtë kontekst ,roli i mjekut të familjes është i një rëndësie parësore : ai duhet të inkurajojnë anëtarët e familjes ti rrinë afër të sëmurit dhe për ta mbështetur atë edhe në momentet e dëshpërimit , për të shmangur rrezikun e rikthimit.

3 . Terapitë alternative. Terapia me barna mund të kombinohet me metodat alternative të kurimit, të cilat mund të jenë mbështetje të vlefshme , të tilla si kronoterapia , bazuar në alternimin e rregullt gjumë / zgjim , ose terapi me dritë, dmth ekspozimi i zgjatur i pacientit në dritën e diellit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.