Bamia, bima shëruese

Bamia, bima shëruese

108
SHPËRNDAJE

Bamia (lat. Abelmoschus esculentus), është një nga bimët më të vjetra, që tani më ka gjetur vendin e vet edhe në kuzhinë. Por, për këtë bimë shumë pak flitet, pasi që shumica nuk e dinë as si duket, e as çfarë shije ka apo çfarë posedon ajo.

Ndryshe e quajnë edhe okra, që në Egjipt është përdorur për tre mileniume. Pos se mund ta gjeni të konservuar dhe të tharë, mundet edhe të ngrihet. Kjo bimë është shumë e pasur me fibra bimorë, që janë tepër të rëndësishme në ruajtjen e nivelit normal të kolesterolit në gjak, pastaj ndikon në tretjen më të mirë të ushqimit si dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak.

Përmban edhe shumë minerale dhe vitamina sidomos ato të grupit B, (më së shumti B1, B2 dhe B6) që janë të rëndësishme për një shtatzëni të sigurt dhe të shëndetshme. Vitamina C, që është e pranishme në masë të madhe parandalon diabetin, përkatësisht zbut simptomat nëse sëmundja tashmë është shfaqur.

Vitamina C nga kjo bimë po ashtu ripërtërinë lëkurën dhe nxit rigjenerimin e indeve dhe të qelizave dhe në këtë mënyrë përmirëson prodhimin e kolagjenit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.