Arsyet pse duhet të përdorni akull në fytyrë

Arsyet pse duhet të përdorni akull në fytyrë

30
SHPËRNDAJE

Kohët e fundit ekspertët e bukurisë, këshillojnë që të përdoret akull në fytyrë pasi e ndihmon lëkurën shumë.

Kjo metodë po përdoret për trajtimin e lëkurës nëpër sallonet e ndryshme të bukurisë për shkak të efekteve pozitive që ka.

Sipas tyre thuhet se kjo e rifreskon lëkurën e fytyrës, parandalon krijimin e rrudhave, lufton aknet dhe shenjat në fytyrë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe më të shndritshme.

Lexoni më poshtë të mirat dhe benefitet:

Lëkurë bëhet më e butë

Kjo metodë zgjeron poret dhe si pasojë e zbut lëkurën dhe e bën të duket më e freskët dhe më e shëndetshme.

Ndihmon që të keni makijazh më të mirë

Nëse e përdorni akullin para se të vendosni grimin, baza juaj e fytyrës do të duket më e mirë.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Kur aplikohet akulli ajo rrit rrjedhjen e gjakut duke kontraktuar enët e gjakut dhe më pak gjak do të arrij në sipërfaqe të lëkurës. Kjo është shumë e dobishme për inflamacion.

Është e mirë për sy të ënjtur

Do të mundësojë largimin e ënjtjes nën sy në mënyrë graduale nëse përdoret për një kohë më të gjatë.

Largon dhe parandalon rrudhat

Akulli preferohet të bëhet për një periudhë kohore dhe në këtë mënyrë do të eliminohet paraqitja e rrudhave të reja dhe zvogëlimi i atyre ekzistuese.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.