6 mjekime natyrore për alergjinë nga polenet

6 mjekime natyrore për alergjinë nga polenet

69
SHPËRNDAJE

Sidomos, gjatë sezonit të pranverës, ka shumë njerëz që përjetojnë simptoma të tilla si sytë e përlotur, kruarje hunde, teshtitje, kollitje, lodhje dhe nervozizëm për shkak të reaksionit alergjik ndaj poleneve. Shkaku i alergjisë sezonale është prania e polenit në ajër, i cili krijon siklet gjithmonë edhe për më shumë njerëz në mbarë botën. Janë gjithnjë e më të shpeshta sëmundjet respiratore alergjike të tilla si riniti dhe astma. Ka ilaçe që mund të reduktojnë simptomat e këtyre sëmundjeve, por edhe këto trajtime nuk janë pa kundërindikacione. Për fat të mirë, ka trajtime efektive natyrore për lehtësimin e shqetësimeve nga alergjitë nga polenet.

Flavonoidet
Flavoinoidet janë ndër antihistaminat më të mira natyrore në qarkullim, pasi ato ndihmojnë trupin për të parandaluar lirimin e histaminës; proteinë e prodhuar nga trupi kur vjen në kontakt me një alergjen, i cili mund të shkaktojë inflamacion. Agrumet, mollët, domatet, brokolit dhe bishtajoret janë, për shembull, disa nga ushqimet e pasura me kuercetinë.

Ribes nigrum
Rrushi (ribes nigrum) është një bimë që ka shumë veti të dobishme, duke përfshirë edhe ato antihistaminike. Kjo bimë përmban substanca që luftojnë veprimin e histaminës. Rrushi (ribus nigrum) forcon sistemin imunitar dhe është gjithashtu një bimë e pasur me vitaminë C me veprim antihistaminik.

Çaji jeshil
Çaji jeshil është një pije e pasur me veti të dobishme edhe në rastet e alergjisë: përmban kuercetin dhe katekinë dhe ndalon, për këtë arsye, lirimin e histaminës. Prania e këtyre substancave brenda gjetheve të çajit të gjelbër e bëjnë këtë pije një antihistaminë natyrale.

Borziloku
Borziloku mund të konsiderohet një antihistaminë e natyrshme që mund të përdoret në formën e çajit bimor. Hidhen në ujë të vluar gjethe borziloku të thata lihen deri në ftohje dhe aplikohet në pjesët e lëkurës të prekura nga alergjia.

Uthulla e mollës
Uthulla e mollës është një ilaç shumë i mirë kurues kundër alergjive sezonale. Treten dy lugë në një gotë me ujë dhe pini tri gota, çdo ditë, për katër ditë.

Pastrimi
Së fundi, kushtojini vëmendje të veçantë pastërtisë. Lani shpesh sytë dhe hundën me ujë të ftohtë kur ktheheni në shtëpi pas një dite jashtë, bëni një dush dhe të ndërroni rrobat, në mënyrë që të zvogëlohet praninë e polenit në qarkullim. Ndihmë është edhe ajrimi i dhomës në mbrëmje, ndërkohë që gjatë ditës dritaret dhe dyert të mbahen të mbyllura, kur sepse sasia e poleneve është e shtuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.