30 prilli afati i fundit

30 prilli afati i fundit

39
SHPËRNDAJE

30 prilli është afati i fundit për pajisjen me kartën e shëndetit dhe në zyrat kryesore në Tiranë vijojnë radhët e gjata.
Të interesuarit për pajisjen me kartë shendeti tregojnë për Monitor se ndonëse janë zgjatur oraret e funksionimit të sporteleve, radhët vijojnë të jenë të pranishme, të cilat raportohen të jenë të gjata në qendrat nr.8 dhe 9.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka njoftuar qytetarët se pas datës 30 prill në të gjitha institucionet shëndetësore në vend nuk do të shërbehet për qytetarët e papajisur me kartën e shëndetit dhe kjo ka nxitur më tepër krijimin e radhëve për 5 ditët e fundit të afatit.

FSDKSH ka vendosur në dispozicion edhe një portal, tek i cili do të mund të aplikojnë dhe gjenerojnë online kartën e shëndetit, një pjesë e aplikuesve, mosha e tretë si dhe pensionistët nuk kanë aksesin e duhur ndaj kësaj qasjeje.

Sipas të dhënave të marra nga institucioni, gjatë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 692’500 karta. Ndërsa këtë vit, deri në fillim të prillit, janë shpërndarë 539 998 karta shëndeti dhe rreth 6955 të tilla janë lëshuar online.

https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=7178

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.