11 gjëra që duhet të dini për tuberkulozin

11 gjëra që duhet të dini për tuberkulozin

52
SHPËRNDAJE

TB eshte semundje e qe mund te prekë cdo organ, por vecanërisht mushkërinë.

Si përhapet TB?
TB përhapet ndërmjet ajrit kur semuri i pamjekuar me TB kollitet, teshtitet apo është në kontakt të afërt me njerëzit e tjere.

Kush mund të sëmuret nga TB?
Nga TB mund të sëmuret kushdo, por më tepër fëmijët dhe moshat e reja.

Cfare shenjash ka TB?
Nëse keni kollë dhe gëlbaze më shumë se 3 dite duhet te drejtoheni tek mjeku specialist për mushkërite në dispanserinë e rrethit.I sëmuri mund të ketë dhe dobësi të përgjithshme, rënie oreksi, temperaturë. djersë, etj. Vizitat, ekzaminimet dhe mjekimi për TB kudo në Shqipëri janë falas.

A ka ilaçe që shërojnë plotësisht TB?
Po, ilaçet që përdoren sot shërojnë TB plotësisht.

Sa kohë duhet për t’u mjekuar një i sëmurë me TB?
Të paktën 6 muaj

Përse ilaçet duhen marrë rregullisht?
Ilaçet duhet të merren rregullisht, çdo ditë dhe në të njëjtën orë për të vrarë mikrobet e TB

Përse duhet një kohë e gjatë për t’u mjekuar?
Edhe pse të sëmurët pas fillimit të mjekimit mund të ndjehen mirë, nuk duhet ndërprerë mjekimi se mikrobet e TB vazhdojnë të jetojnë dhe eliminohen shumë ngadalë.

A kanë efekte anësore këto ilaçe?
Po nganjëherë mund të kenë, megjithatë mos e ndërprisni mjekimin pa u konsultuar me mjekun. Efekte anësore mund të jenë: prishje oreksi, të përziera dhe të vjella, dhimbje kyçesh dhe barku, skuqje dhe kruarje të lëkurës, ngjyrim portokalli të urinës, demtim të pamjes etj.

Si t’i marrim ilaçet ne menyre të rregullt?
Te pihen në të njëjtën kohe të ditës, në mëngjes esëll ose 2 orë pas buke, të shënohet në kalendar dita kur merret ilaçi.

A mund të bëjne jetë normale të sëmurët me TB?
Të paktën 3-4 javët e para të fillimit të mjekimit, pacientët duhet të trajtohen në spital, sepse mund të infektojnë të tjerët në shtëpi. Pas daljes nga spitali pacienti mund të bëjë jetë normale. I sëmuri që pi ilaçe nuk infekton të tjerët. Mjekimi i rregullt jo vetëm ju shëron plotësisht, por edhe mbron fëmijët dhe të afërmit tuaj nga sëmundja e TB.

Si parandalohet TB?
Mjekimi më i mirë është parandalimi i TB. Paraqituni në dispanseri në rast se dyshoni se keni TB.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.