Shembet ura e vjetër e Bahçallëkut

Shembet ura e vjetër e Bahçallëkut

1433
SHPËRNDAJE

Prurjet e shumta të ujit kanë shembur urën e vjetër të Bahçallëkut në Shkodër. Reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytje në toka dhe banesa, bllokim të rrugëve, dëmtim të urave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit. Situata paraqitet më problematike në Qarkun e Shkodrës.

Dalja nga shtrati e përrenjve ka lënë nën ujë rreth 400 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit. Si pasojë e përmbytjeve dy familje në Shkodër dhe tre në Malësinë e madhe janë evakuuar. Disa banesa të tjera rrezikojnë të përmbyten.

S'KA KOMENTE