Shembet një urë në Itali, alarmi autoriteteve për veprat publike

Shembet një urë në Itali, alarmi autoriteteve për veprat publike

657
SHPËRNDAJE

Një urë e lëvizshme në La Spezia, Itali është shembur duke bërë që autoritetet në vendin fqinj të vihen në alarm për gjendjen në të cilën ndodhen veprat publike infrastrukturore.

Sipas mediave italiane, ura e lëvizshme “Pagliarit” doli nga mbajtëset e saj, duke përthyer fiksueset metalike që e siguronin atë në rrugën në San Bartolomeo. Siç shihet nga foto, ura është anuar në njërin krah. Forcat e Policisë dhe zjarrfikësit lokalë janë në vendngjarje, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Ura e lëvizshme u përurua në vitin 2010. 21 metra e gjatë, ajo ka një antenë të lartë 14 metra, që ngjason me formën e direkut të një varke me vela. 12 metra e gjerë, ajo ka dy karrexhat 3.75 metra dhe dy korsi anësore për këmbësorët dhe një korsi biçikletash prej 1.60 metra. Hapja bëhet për rreth 2 minuta dhe lejohet nga një sistem hidraulik.

“Për fat të mirë nuk ka të lënduar. Nga ky mëngjes jam në kontakt me kryetarin e bashkisë së La Spezia Peracchini, me këshilltarin rajonal për mbrojtjen civile Giampedrone i cili është në qytet për informacion të mëtejshëm dhe me presidentin e portit Sommariva”, ka thënë Presidenti i Rajonit të Ligurisë Giovanni Toti.

S'KA KOMENTE