SHCBA i arrestoi per mashtrim , Gjykata Fier le ne burg...

SHCBA i arrestoi per mashtrim , Gjykata Fier le ne burg nje oficer policie dhe liron avokatin dhe nje polic tjeter

451
SHPËRNDAJE
SHCBA i arrestoi per mashtrim , Gjykata Fier  le ne burg nje oficer policie  dhe liron avokatin dhe nje polic tjeter
Gjykata e rrethit gjyqesor Fier ka dhene sot vleresimin e mases se sigurise per dy oficer te policise Fier dhe nje avokati te cilet u arrestuan dy dite me pare nga Sherbimi per Ceshtjet e Brendeshme dhe Ankesave . Tre te akuzuarit jane paraqitur nje e nga nje ne seanca te vecanta ne gjykaten Fier.Prokuroria e kesaj ceshtje Eglantina Shehu kishte kerkuar arrest me burg per te tre te pandehurit por
Ne perfundim te seancave gjyqesore trupi gjykues e drejtuar nga Matilda Shalla  ka dhene masen e vleresimit per:
-1-E .M me detyre N/Komisar policie ,eshte dhene vendimi per lirimin e tij me kusht lenien e nje garancie pasurore
-2-M.Hasanbashaj me detyre N/komisar eshte dhene vendimi arrest ne burg
-3-K.Xh me profesion avokat eshte dhene vendimi me lirim me kush lenien e  garanciee pasurore
Te tre shtetasit per te cilet eshte bendosur sot masa e vleresimit nga gjykata Fier jame arrestuar pas nje aksioni nga ShCBA

Informacioni i Policise mbi aksionin

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, pas disa muaj hetimesh pro-aktive, finaluzuan operacionin “Mashtruesit”, duke bërë të mundur ekzekutimet e vendimeve të arrestit për:

– K.Xh, 29 vjeç, me profesion Avokat, nga Fieri;

– Nën/Komisar M.H., 32 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Fier;

– Nën/Komisar E.M., 34 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve, pranë Komisariatit të Policisë Fier.

Punonjësit e policisë u arrestuan pasi duke qenë në detyrën e specialistit të Krimeve dhe të OPGJ-së në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me shtetasin K.Xh., avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.

Në këto kushte, arrestimi u bë për veprat penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre, në bashkëpunim”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat si dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bën thirrje qytetarëve, të cilët janë bërë pre e kësaj skeme mashtrimi nga këta shtetas, që të depozitojnë kallëzimet e tyre pranë dy institucioneve SHÇBA dhe Prokurori.

Hetimet lidhur me këtë rast vazhdojnë deri në zbardhjen e të gjithë ngjarjes.

S'KA KOMENTE