SHBA, ekzekutohen me breshëri plumbash 3 policë dhe plagosen 5 të tjerë

SHBA, ekzekutohen me breshëri plumbash 3 policë dhe plagosen 5 të tjerë

245
SHPËRNDAJE

Një masakër ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtetin amerikan të Kentucky, ku tre policë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën, pasi një burrë hapi zjarr ndaj tyre, ndaj të cilit ata u përpoqën të kryenin një urdhër arresti.

Sulmuesi është 49-vjeçari Lance Stortz, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Allen, Floyd County, pas një përplasjeje disa orëshe me policinë.

Sipas raportimeve, oficerët shkuan në shtëpinë e Stortz për një raportim për dhunë në familje, kur ai qëlloi me të shtëna të shumta drejt tyre, duke vrarë tre oficerë dhe një qen policie.

Gjatë të shtënave janë plagosur pesë policë, ndërsa identiteti dhe shkalla e plagëve të tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, shkroi në Twitter se Floyd County kishte pësuar një humbje të tmerrshme.

“Ky është një mëngjes i vështirë për komunitetin tonë. Këta heronj sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur popullin tonë”, ka shkruar

Storz është në paraburgim për shumë akuza, duke përfshirë vrasjen e një oficeri policie dhe tentativë për vrasje të një oficeri policie.

Ai është deklaruar i pafajshëm dhe po mbahet me kusht 10 milionë dollarë dhe do të kthehet në gjykatë më 11 korrik.

S'KA KOMENTE