Serbët në Veri vijojnë protestat, KFOR rrethon komunat me tela me gjemba

Serbët në Veri vijojnë protestat, KFOR rrethon komunat me tela me gjemba

27
SHPËRNDAJE

Protestuesit serbë janë grumbulluar sërish në mërkurën në  Zveçan, teksa raportohet se janë më të shumtë në numër se një ditë më parë.

Edhe në komunën e Zubin Potokut protestuesit janë grumbulluar që në orët e para të mëngjesit të vendosur për të vijuar me protestat.

Gazetari Kosovë Gjoci raportoi se KFOR ka rrethuar komunat me tela me gjemba me qëllim shmangien e përplasjes me protestuesit.

Një ditë më parë Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se aleanca veri-atlantike do ta rrisë për 700 numrin e trupave në Kosovë, në kuadër të misionit të saj, KFOR.

Në një konferencë për media me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store, ai i ka dënuar sulmet që kanë ndodhur ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të hënën në veri të Kosovës, dhe ka thënë se ato janë të “papranueshme”.

“Ne kemi vendosur t’i angazhojmë 700 trupa shtesë nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, dhe që të ngremë në nivel të lartë gatishmërinë e një batalioni shtesë të forcave rezervë, ashtu që ata të mund të angazhohen, nëse do të ketë nevojë”, tha Stoltenberg.

S'KA KOMENTE