Senati hedh poshtë propozimin për vaksinimin me detyrim pas protestave ne France

Senati hedh poshtë propozimin për vaksinimin me detyrim pas protestave ne France

75
SHPËRNDAJE

Pasi mijëra persona protestuan në Paris dhe qytete të tjera franceze në gusht dhe shtator kundër propozimit për vaksinim me detyrim pasaportës së detyrueshme shëndetësore për të hyrë në ambiente publike, mbrëmjen e djeshme senati francez hedh poshtë këtë propozim.

Propozimi i paraqitur nga Patrick Kanner, Bernard Jomier, Marie-Pierre deLa Gontrie, Monique Lubin dhe disa kolegë të tyre, brenda kornizës të rendit të ditës të rezervuar për grupin socialist, ekolog dhe republikan u rrëzua me 262 vota që ishin kundër vaksinimit me detyrim, ndërsa 64 vota ishin pro vaksinimit të detyrueshëm.

Kujtojmë se parlamenti francez miratoi ligjin, më 5 gusht, që vaksinimi kundër Covid-19 u bë i detyrueshëm për punëtorët shëndetësorë. Për të hyrë në bare, restorante, trena e spitale, qytetarët duhet të paraqesin pasaportën e gjelbër që dëshmon se janë vaksinuar, kanë një test negativ të Covid 19 ose e kanë kaluar tashmë virusin.

S'KA KOMENTE