Sekuestrohen 37 pasuri të 2 vëllezërve në Fier- mbi 2.5 milionë euro...

Sekuestrohen 37 pasuri të 2 vëllezërve në Fier- mbi 2.5 milionë euro vlerë

8038
SHPËRNDAJE

Prokuroria Fier ka sekuestruar 37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro të vëllezërve J.H. dhe G.H të përfshirë në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, këto pasuri dyshohet se e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit, ndërsa dy vëllezërit janë nën hetim për veprën penale, “Trafikim i narkotikëve”.

Prokuroria e Fierit ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogaritë bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregëtare, etj, me vlerë mbi 2.5 milion Euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve J.H. e G.H., si më poshtë:

Pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 375.4 m², me vendodhje në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri të llojit “bodrum garazhde” me sipërfaqe 198.5m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri të llojit “bodrum garazhd” me sipërfaqe 113m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Njësi tregtare “Magazinë” me sipërfaqe 1200 m2, në rrugën interurbane kryesore “Fier-Lushnje”;
Pasuri e llojit “Papafingo”, me sipërfaqe totale 399.6 m², në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu”, Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 56.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 8 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu”, Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 4 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 7 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Apartament”, 4 m, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
Pasuri e llojit “Tokë Truall”, 1500 m2, km 12, rruga interurbane kryesore “Fier-Lushnje”;
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1920m2, në Lushnje;
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1998 m2 në Lushnje.
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 607 m2, në Lushnje;
Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 893 m2, në Lushnje;
Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 935 m2, në Lushnje;
Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1063 m2, në Lushnje;
Pasuri lloji “Ullishte”, me sipërfaqe 3300 m2, në Kolonjë, Lushnje;
Pasuri e luajtshme automjet “Mercedes-Benz” ML, model AMG, viti prodhimi 2011;
Pasuri e luajtshëme automjet “Hyndai Avante”, viti prodhimi 2016;
Pasuri e luajtëshme automjet “Hyndai Tucson”, viti prodhimi 2021;
Subjektit tregëtar PF, me emër “Xh. H.”.
Subjekt tregëtar PF,me emër “A.H.”, me objekt të veprimtarisë: “Palestër dhe Qëndër Estetike”.
Subjektit tregtar PF, me objekt të veprimtarisë “Fermë bujqësore”;
Subjektit tregtar “E.F”, me objekt të veprimtarisë: “Palester, hapesire per aktivitete te ndryshme sportive si dhe operacione tregtare me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe të administroje, të bleje, të shese,…”.
6 (gjashtë) llogari bankare dhe shumave monetare në këto llogari, në total 97.150 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë mijë) Euro dhe 1,575.142 (njëmilion e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzetë e dy) Lekë, në emër të shtetasve A.H., G.H., J.H., B.H. dhe subjektit “E.F.”sh.p.k., pranë dy bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vijim janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Seksionit të Prokurorisë, si dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Hetimet pasurore për këtë procedim pasuror vazhdojnë.

S'KA KOMENTE