Sekuestrohen 10 kg droge ne Fier, arrestohet 20 vjecari

Sekuestrohen 10 kg droge ne Fier, arrestohet 20 vjecari

3388
SHPËRNDAJE

Fier

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
 
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
 
Vihet në pranga një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.
 
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për dy shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e kishin bërë gati për shitje, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. S., në fshatin Hoxharë e Re, shërbimet e Policisë kanë gjetur shtetasin I. H. (B)., i cili është bashkëpunëtor me shtetasin P. S në këtë veprimtari kriminale si edhe u gjet dhe u sekuestrua 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa gati për tu shitur.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. H. (B)., 20 vjeç, banues në fshatin Hoxharë e Re, Fier.
U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P. S., 42 vjeç, banues në Hoxharë e Re, Fier.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

S'KA KOMENTE