Sekretari i NATO-s zbulon dy vendet ku mund të zgjerohet konflikti: Tërhiquni...

Sekretari i NATO-s zbulon dy vendet ku mund të zgjerohet konflikti: Tërhiquni tani pa kushte nga Ukraina!

719
SHPËRNDAJE

Sekretari i NATO-s Stolengerg në një deklaratë për mediat, ka folur në lidhje me situatën konfliktuale në Ukrainë, që sipas tij duhet të marrë fund sa më shpejt. Ai i kërkoi edhe publikisht Vladimir Putin që ti japë fund konfliktit të nisur, dhe të tërhiqet pa kushte nga territori i Ukrainës.

Në një konference për mediat, pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, norvegjezi e përshkroi pushtimin e Ukrainës si “agresionin më të keq ushtarak në Europë prej dekadash”.

“Ka shumë vuajtje dhe shkatërrime nga lufta, forcat ruse vijojnë sulmet e tyre në Ukrainë, ministri Koleba pati një fjalim dhe kërkesë për popullin ukrainas, dhe forcat e armatosura, prej shumë muajsh, ne kemi qenë në dilemën, nëse Putin kishte qëllim apo jo pushtimin e Ukrainës.

Rusia po paguan një çmim të lartë për atë që po bën në Ukrainë, kjo është një luftë e presidentit Putin, nuk është e rusëve, ne i kemi kërkuar Putin që ti heq trupat nga Ukraina, pa asnjë kusht, ne do të mbështesim Ukrainën që të vetëmbrohet.

Ne sot folëm edhe për situatën në terma afatgjatë, kemi ngritur nivelin e alarmit dhe sigurisë në skajin lindor të kufirit të NATO-së. Ju garantojmë se territori i NATO-s vijon që të mbetet i paprekur, jemi të angazhuar që konflikti të mos përparojë në kufirin tonë.

Ambicia e Rusisë është që të rikrijojë Bashkimin Sovjetik, agresioni rus ka rritur rrezikun edhe për pjesë e Gjeorgjisë, dhe ka ngritur alarmin dhe në Bosnje Hercegovinë, cënon gjithashtu marrëdhënien ndërkombëtare në vendet pa demokraci. Tashmë zyrtarisht NATO ndryshon qëndrimin me Rusinë, është një mësim që ne e kemi marrë, që siguria dhe paqja e vendeve tona është strategjike dhe vendimtare për paqe dhe jashtë vendeve të NATO.

Putin është gjithnjë dhe më vetëm”, tha Stolenberg.

Sekretari i NATO-s përsëriti deklaratat e tij, se Aleanca nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, pasi kjo mund të sillte përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

S'KA KOMENTE