Scholz:“Negociatat për Shqipërinë të fillojnë sa më shpejt”

Scholz:“Negociatat për Shqipërinë të fillojnë sa më shpejt”

51
SHPËRNDAJE

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në një deklaratë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij Scholz tha se qeveria gjermane angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndër të tjera, kancelari bëri me dije se ditën e nesërme do të firmoset marrëveshje mes dy vendeve që Gjermania të njohë patentat e shqiptarëve.

“Agresioni vrastar i Rusisë na bën të qartë nuk janë më diçka e vëtkuptusheshme. Ne duhet të angazhohemi nga e para. Me këtë dije Gjermania angazhohet me këmbëngulje për fillimin sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar Shqipërinë, në plan ndërkombëtar Shqipëria merr përgjegjësi si aleate e NATOS si anëtare e OSBE dhe shumë forume të tjera dhe Shqipëria I mbështet vendimet e BE me 100%. Nësoj si ne Shqipëria dënon luftën ndaj Ukrainës, njësoj si ne Shqipëri a dënon në mënyrë të qartë krimet e kryera ndaj Ukrainës. 

Së bashku ne i kërkojmë Putinit të bjerë dakort për një armë pushim dhe të zhvillojë negociata të vërteta paqeje. Marrëdhëniettona bilaterale janë të shkëlqyera. Unë gëzohem që në marrëdhëniet bilateriale kemi një përmirësim të ndjeshëm, nëser do të nënshkrohet në Tiranë marrëveshja për njohjen e patentave. Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara, ka krijaur struktura kundër korrupsionit. Gjermania do të mbetet një partner i ngushtë I Shqipërisë”, tha ai.

S'KA KOMENTE