Saranda “blihet” nga të huajt/ Çmimet e banesave janë rritur, shqiptarët nuk...

Saranda “blihet” nga të huajt/ Çmimet e banesave janë rritur, shqiptarët nuk i përballojnë dot

219
SHPËRNDAJE

Të huajt janë ata që po blejnë më shumë apartamente në Sarandë. Agjentët imobiliar thonë se për shkak të kërkesës çmimet janë rritur ndjeshëm aq sa për shqiptarët janë bërë të papërballueshme.

8 vite me parë Xhulia erdhi nga Moska për pushime në Sarandë, por qyteti i pelqeu aq shumë sa vendosi të jetë rezidente këtu.

“Jeton prej më shumë se 8 vitesh. Më pëlqen sepse këtu është shumë bukur. Mot i qetë, i mirë, njerëzit janë miqësorë dhe sigurisht më pëlqen deti. Kam shëtpinë time këtu që e kam blerë. Erdhëm fillimisht me pushime por më pas vendosëm të qëndronim,” tha ajo.Erjon Çumani agjent imobiliar pohon se në Sarandë gjithnjë e më shumë apartamentet po blihen nga të huajit, për asrye biznesi apo si një investim për vitet e mëvonshme.

Sidomos këto 2-3 vitet e fundit të paktën kërkesa ëhstë në rritje për këto lloj pronmash. Blerësit janë kryesisht të huaj, por dhe shqiptarë vendas e në emigracion,” tha ai.

Hyrja në treg e të huajve ka rritur në Sarandë çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve me së paku 30%. Teksa zonat e preferuara prej tyre janë ato në vijën e parë apo me pamje nga deti.

“Trendi i çmimeve në Sarandë është gjithmonë në rritje referuar këresës së madhe. Momentalisht nuk i përgjigjemi dot ofertës, kërkesës me ofertën që kemi. Çmimet janë në pozicionet e ndryshme. Në kantieret e reja janë 1500-2500 euro m/2,” tha ai.

Për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri blerja e një apartamenti në Sarandë, po behet e vështirë. Ndërsa vetë sarandiotët kanë nisur masivisht të përdorin shtëpitë e tyre si një alternativë biznesi gjatë sezonit turistik.

Për blerësit shqiptarë nuk e shohim shumë pozitivisht pasi trendi po shkon drejt uljes, pasi çmimet aktuale janë të papërballueshme nga ky kontigjent,” tha ai.

5-vjeçarin e fundit shitblerjet e pronave në Sarandë kanë njohur rritje.

S'KA KOMENTE