Sali Berisha: Vajza u kthye me 1 mln USD nga Kosova, djali...

Sali Berisha: Vajza u kthye me 1 mln USD nga Kosova, djali s’ka asnjë lidhje me Gërdecin!

260
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sërish për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur “non grata” në SHBA, së bashku me familjen e tij, nën akuzën e korrupsionit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha u ndal te familjarët e tij, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk ka përfituar kurrë asnjë qindarkë nga shërbimet publike. Sipas tij, bashkëshortja Liri ka punuar dhe është vlerësuar me çmime të larta të autizmit, ndërsa djali Shkëlzeni nuk ka pasur kurrë lidhje me Gërdecin.

“Bashkëshortja ime ka 15 vite që punon pa pushim, duke ngritur një shërbim ekselent të autizmit në Shqipëri. I ke përmendur tjetrin gruan, duhet të kesh ca baza, kur e përmend. Është e nderuar me çmime të larta të autizmit, të grave demokrate, të Kongresit Amerikan, të organizatave të Mishel Obama.

Djali im ka marrë rrogë në fillim dhe nuk ka marrë kurrë më asnjë rrogë. Nuk ka përfituar qoftë edhe një qindarkë nga sektori publik apo kompani të lidhura me sektorin publik. Pushteti im si kryeministër shtrihet në sektorin publik. Ai nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga sektori publik, por as nga përfituesit e sektorit publik. Aq sa ke ti lidhje me Gërdecin, aq ka dhe djali im. Kurrë nuk ka pasur, janë vetëm trillime.

Vajza ime kur është kthyer nga Kosova ka bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë, në pozicion të mirë, me burrin e vet, dhe të ardhurat arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion, të certifikuara nga OKB”, tha ish-kryeministri Berisha.

S'KA KOMENTE