Sali Berisha ‘braktis’ Parlamentin vetëm pak minuta pas betimit: Grupi i PD-së...

Sali Berisha ‘braktis’ Parlamentin vetëm pak minuta pas betimit: Grupi i PD-së është grupi im

170
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha është larguar nga godina e Parlamentit vetëm pak minuta pas nisjes së seancës parlamentare ku u bë betimi i 140 deputetëve të rinj.

Berisha ka thënë për mediat se “grupi parlamentar i PD-së është grupi im”, dhe më pas është larguar me makinën e tij.

Kjo deklaratë e Berishës vjen pasi Lulzim Basha e ka përjashtuar përkohësisht nga grupi i PD-së, pasi sipas tij duhet të zgjidhe çështjen e shpalljes non-grata nga SHBA-të.

Berisha ka folur ashpër kundër Lulzim Bashës pas këtij vendimi, duke e akuzuar kreun e PD-së se po shkatërron PD-në pas një marrëveshje kulte me kryeministrin Rama.

Situata nuk paraqitet shumë e qetë në Selinë Blu pas këtij vendimi personal të Bashës për të përjashtuar Berishën, pasi shumë deputetë të vjetër të PD-së kanë dalë kundër vendimit të Bashës dhe janë parë në shoqerinë e Berrishës, ndërsa vetë Berisha ka paraljmëruar se nuk do të rrijë duarkryq.

S'KA KOMENTE