Sa shpenzojnë shqiptarët në verë; Këngëtarët që paguhen më shumë

Sa shpenzojnë shqiptarët në verë; Këngëtarët që paguhen më shumë

176
SHPËRNDAJE

Net të çmendura në diskoteka dhe skena moderne? Ka ardhur koha që të harroni Ibizën dhe Las Vegasin. Turistët mund ta gjejnë atë dhe në destinacionin që po bëhet trend i momentit, bregdetin shqiptar. Jeta e natës në Shqipëri “mbretëron” me shumë kontraste, me një shumëllojshmëri alternativash për të gjithë kategoritë. Po sa kushton një natë e “shfrenuar” në një klub veror? Sa të gatshëm janë shqiptarët të shpenzojnë vetëm për argëtimin e një nate? Sipas bizneseve kryesore, në një natë, një tavolinë ka shpenzuar deri në 20 mijë euro…

Tirana, Shqipëri

Jetë nate në Shqipëri? Pavarësisht ndryshimit të regjimit më shumë se njëzet vjet më parë, shumica ende e përfytyrojnë Shqipërinë si një vend ku qëndrimi i stilit sovjetik vazhdon të mbizotërojë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ato kohë, siç do të zbuloni kur të shkoni jashtë hotelit tuaj për të përjetuar kryeqytetin natën. Tirania ka shumë për të ofruar, nga klubet e vallëzimit, të cilat mbushen herët (si orën 10:30, kështu filloni natën tuaj më herët se zakonisht), pas orëve të punës që do t’ju bëjnë të ndiheni sikur keni hyrë në një sekret të ruajtur prej vitesh.

Çmime

DJ me famë botërore, si DJ Tiesto, David Guetta në Shqipëri janë paguar nga 50,000 deri në 70,000 euro në një natë, ndërsa një DJ i huaj i nivelit mesatar paguhet deri në 5,000 euro në natë. DJ shqiptar më i paguar në natë fiton 1,000 deri në 1,500 euro. Nëse performancës do t’i shtohen edhe balerinat, qofshin të huaja apo shqiptare, kostot janë ekstra. Një balerinë e huaj paguhet deri në 500 euro, ndërsa një shqiptare nga 100-150 euro. Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët: konsumin e alkoolit. Në këto spektakle, shpesh menaxherët përfshijnë edhe mënyra të tjera marketingu e tërheqjeje, si lojëra të ndryshme, performanca me shkumë etj.

Pagesat e këngëtarëve rriten nga viti në vit. Sipas tij, Noizy paguhet 5-6 mijë euro në natë, “Elita 5”, 5 mijë euro, Sabri Fejzullahu, Gold Ag, Robert Berisha 1-2 mijë euro, Mentor Kurtishi 1.5 mijë euro, Bes Kallaku dhe Kimikati, duke nisur nga 2 mijë euro etj. Drejtues të diskove të tjera verore në Shqipëri, ndonëse pa dhënë emra, pohojnë për “Monitor” se pagesat e këngëtarëve janë minimalisht 1.5 mijë euro deri në 6-7 mijë euro për një natë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga portali që krahason kostot e jetesës në vende të ndryshme të botës, expatistan.com, Tirana është vendi më i shtrenjtë në rajon për argëtimin. Krahasuar me Tiranën, Prishtina është rreth 49% më e lirë për sa i përket shpenzimeve për argëtimin. Në Sarajevë, shpenzimet janë më të ulëta për argëtim, me 28%, në Beograd më të ulëta me rreth 29%. Edhe në Shkup dhe Podgoricë, përkatësisht më lirë me 21% dhe 23%, sipas të dhënave të 2018 për tremujorin e parë.

S'KA KOMENTE