Sa paqesore eshte Shqiperia!?

Sa paqesore eshte Shqiperia!?

87
SHPËRNDAJE

“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2023 tregon se Shqipëria është ngjitur me një pozicion, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar dhe po ashtu është rritur edhe në pikëzim. Ky indeks e pozicionon Shqipërinë për këtë vit në vend të 40 mes 163 vendeve të marra në total. Në hartën globale vendi ynë përcaktohet me ngjyrë të kaltër të lehtë çka do të thotë se është e vendosur krah shteteve të cilat kanë punuar me paqen dhe kanë nivel të lartë të saj. Shqipëria ka grumbulluar gjithsej 1.74 pikë nga 1.76 pikë që kishte gjatë edicionit të kaluar. Sipas raportit sa më afër numrit 1 të jetë vlerësimi në pikë aq më paqësor është vendi.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e dyta duke lënë pas Malin e Zi, Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën. Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon duke u pozicionuar në vend të 38-të, nga vendi i 36-të që pozicionohej në Indeksin e vitit 2022. Pas Maqedonisë dhe Shqipërisë renditet Mali i Zi në vend të 45-të dhe Bosnje Hercegovina. Serbia dhe Kosova renditen të fundit në rajon, perkatësisht në vend të 65-të dhe 70-të. Referuar të dhënave të raportit Kosova ka treguar një përmirësim me pesë pozicione.

Në raport me vendet e Europës, Shqipëria renditet në vend të 28-të nga 36 vende gjithsej. Nga vendet e Europës, përveç vendeve të rajonit, Shqipëria ka lënë pas shtete si Greqia, Qipro, Franca dhe Turqia, e cila renditet e fundit. Në vend të parë në Europë renditet Isanda me 1.12 pikë. Islanda në këtë indeks nuk kryeson vetëm Europën, por edhe botën.


SCAN

S'KA KOMENTE