Sa mjekë dhe infermierë kanë pasur shqetësime pas vaksinimit anticovid Çfarë duhet...

Sa mjekë dhe infermierë kanë pasur shqetësime pas vaksinimit anticovid Çfarë duhet të bëni në rast se shfaqni komplikacione

513
SHPËRNDAJE

Në ditën e 4 të vaksinimit anticovid në Shqipëri nuk ka pasur asnjë rast me ndërlikime shendetësore. Iria Preza Specialiste e programit të vaksinimit në ISHP, në një intervistë për Fax News ka thene se personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer nuk kanë referuar shqetësime serioze. Ndërkohë Preza ka sqaruar dhe procedurën që ndiqet në rast të shfaqjes së ndonjë komplikacioni pas marrjes së vaksinës. 

“Të gjithë personat e vaksinuar që do të kenë shqetësime së pari rekomandohen ashtu si në çdo proces vaksinimi, kur shkon në shtëpi dhe ka ndonjë shqetësim i cili është jo i zakonshëm, pra përtej një temperature të thjeshtë, dhimbje krahu, apo një skuqje në vendin e vaksinimit, atëherë ai referon te mjeku i tij i familjes, i cili plotëson formularin, jep informacionin sesi duhet t veprojë i vaksinuari, dhe bën me tej procedurat e tjera.”, tha Preza. 

Së shpejti sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu do të hapen pika vaksinimi edhe në qytetin e Shkodrës dhe Vlorës.

Vaksinimi anticovid në Shqipëri nisi ditën e hënë të kësaj jave pas një njoftimi blic të kryeministrit Edi Rama. Deri më tani në vend kanë mbërritur 975 doza vaksine nga Pfizer, origjina e të cilave është mbajtur ‘top sekret’ nga qeveria e cila shprehet se kjo është e nevojshme për shkak të konfidencialitetit me vendin donator. Gjithashtu në javën e tretë të janarit pritet mbërritja dhe e mbi 10 mijë dozave të tjera. 

Rama ka deklaruar se ka arritur marrëveshjen me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza dhe se vaksinimi ka nisur me bluzat e bardha dhe do të vijojë me mësuesit, policët dhe personat në moshën mbi 75 vjeç. Në vend që nga nisja e pandemisë janë shënuar mbi 1200 raste fatalitetesh për shkak të COVID 19.

S'KA KOMENTE