Rusia pezullon vizat për vendet e shpallura “jo miqësore”, mes tyre edhe...

Rusia pezullon vizat për vendet e shpallura “jo miqësore”, mes tyre edhe Shqipëria

59
SHPËRNDAJE

Rusia pezullon regjimin e vizave për vendet e shpallura “jo miqësore”.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret për vendosjen e kufizimeve të vizave për qytetarët e vendeve që Moska i konsideron “jo miqësore” në përgjigje të sanksioneve mbi Ukrainën.

Dekreti, i cili hyn në fuqi të hënën, pezullon regjimin e thjeshtuar të dhënies së vizave të Rusisë me disa vende të Bashkimit Evropian, si dhe me Norvegjinë, Zvicrën, Danimarkën dhe Islandën. Në këtë listë është edhe vendi ynë.

Ai urdhëroi gjithashtu ministrinë e jashtme ruse dhe organet e tjera të vendosin për vendosjen e kufizimeve personale të hyrjes për “qytetarët e huaj dhe personat pa shtetësi që kryejnë veprime jomiqësore kundër Rusisë, qytetarëve të saj ose subjekteve të saj ligjore”.

Muajin e kaluar qeveria ruse miratoi një listë të vendeve jomiqësore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Britaninë, shtetet e BE-së dhe Ukrainën, ndër të tjera.

Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt në atë që e quajti një operacion special për të degraduar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të çrrënjosur njerëzit që i quajti nacionalistë të rrezikshëm.

Forcat ukrainase kanë ngritur rezistencë të ashpër dhe Perëndimi ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë në një përpjekje për ta detyruar atë të tërheqë forcat e saj.

S'KA KOMENTE