Rusia merr nën kontroll qytete të tjera në Ukrainë, rrëzohen 4 avionë...

Rusia merr nën kontroll qytete të tjera në Ukrainë, rrëzohen 4 avionë ukrainas

182
SHPËRNDAJE

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pohuar se forcat ruse kanë marrë disa qytete dhe kanë rrëzuar katër avionë ukrainas SU-27 në një ofensivë të gjerë, raporton Reuters, duke cituar Interfax.

Kherson është qyteti i parë i madh që u pushtua nga Rusia, pas luftimeve të ashpra, që kur ajo pushtoi një javë më parë.

Kryetari i saj, Igor Kolykhaev, tha se trupat ruse kishin hyrë me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit dhe kishin vendosur një shtetrrethimi për banorët. Disa qytete janë nën bombardime intensive, me të mërkurën një nga ditët më shkatërruese të luftimeve.

S'KA KOMENTE