Rusia kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë

Rusia kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë

60
SHPËRNDAJE

Rusia ka kërcënuar duke thënë se do të mbyllë tubacionin e saj kryesorë të gazit në Gjermani nëse Perëndimi vazhdon dhe ndalon edhe naftën ruse.
Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se një veprim i tillë do të çonte në “pasoja katastrofike” shumë vende për furnizimin global dhe do të çonte në dyfishimin e çmimit të naftës në 300 dollarë për fuçi.

SHBA-ja ka eksploruar një ndalim të mundshëm me aleatët si një mënyrë për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë. Por Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë këtë propozim dje.
BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë nëse furnizimet ndërpriten.
Novok tha se Rusia ka çdo të drejtë të hakmerret dhe vuri në dukje vendimin e Gjermanisë muajin e kaluar për të bllokuar certifikimin për gazsjellësin e dytë Nord Stream midis dy vendeve.

S'KA KOMENTE