Rusia ka raportuar nje variant te ri te Covid qe perhapet me...

Rusia ka raportuar nje variant te ri te Covid qe perhapet me shpejt se Delta

134
SHPËRNDAJE

Rusia ka raportuar disa raste të infektimit me koronavirus, me një variant që besohet se është edhe më ngjitës sesa Delta.

Ky vend është duke u përballur së fundmi me rritje të shkallës së infektimit dhe vdekjeve nga COVID-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi

Është e mundshme që varianti AY.4.2 të përhapet më shpejt, ka thënë Kamil Khafizov, kërkues shkencor në institcionin shëndetësor rus, Rospotrebnadzor.

Varianti i ri mund të ndikojë në rritje të shkallës së infektimit, e madje edhe të zëvendësojë variantin Delta, ndonëse procesi mund të jetë i ngadalshëm, ka thënë Khafizov.

Paralajmërimet e tij kanë ardhur në të njëjtën ditë kur task-forca qeveritare ruse ka regjistruar 1,036 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe një rekord të infektimeve prej 36,339 personash.

Rusia ka numrin më të madh të viktimave me koronavirus në Evropë dhe të katërtin në botë.

Kjo rritje e shkallës së infektimit ka nxitur kryetarin e Moskës, Sergei Sobyanin, që të marrë vendim për mbyllje të dyqaneve, restoranteve dhe bizneseve – përveç atyre të domosdoshme – nga 28 tetori deri më 7 nëntor./REL

S'KA KOMENTE