Ruçi ne Levan ,Portez e Patos Fshat/Ja cfare u tha banoreve!

Ruçi ne Levan ,Portez e Patos Fshat/Ja cfare u tha banoreve!

864
SHPËRNDAJE


Takimi ne LEVAN

Levani është një Shqipëri e vogël.
Ju admiroj për dy gjëra: vendasit u hapën dyert dhe zemrat të ardhurve; këtu keni ndërtuar një komunitet harmonik ku bashkëjetojnë të gjithë.

Në Levan, vendi mban njerëzit dhe njerëzit mbajnë vendin. Këtu kemi gjetur mësime të mëdha për qeverisjen tonë. Ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë si shtëpia e të gjithë shqiptarëve, ku qeveria kujdeset njëlloj për të gjithë dhe ku çdo shqiptar kujdeset për vendin si për shtëpinë dhe familjen e vet ka thene RUCI

Këtu kemi bërë punë shumë të mira për kullimin dhe vaditjen dhe këto punë do t’i vazhdojmë edhe mandatin e tretë. Gjatë këtij mandati, të gjithë fshatarët shqiptarë do të kenë në dorë certifikatat e pronësisë së tokës.

Takimi ne Patos Fshat

Gramoz Ruçi-Drejtues politik I PS-se,deputet ne qarkun Fier

Fjala e z. Ruçi ne Patos Fshat

Mireserdhet dhe mire se u gjeta dhe ju uroj shendet se shendeti eshte e para ne kohe pandemie.Duke bere ju punen tuaj qe do te thote maske,distance, higjene, kjo nuk mjafton duke edhe ne punen tone per te vaksinuar popullsine qe te krijohet imuniteti,ne do t’ia dalim edhe kesaj beteje. Pra kjo fushate nuk eshte si fushatat e tjera, ndaj jemi te detyruar te kufizohemi nga grumbullimet, te ruajme distancen dhe takimet t’i bejme ne ambjente te hapura qe te mos krijojme probleme.


30 vjet demokraci na kane sherbyer per te kuptuar disa gjera qe ç’eshte vota. Ate dite pushttein ne dore e keni ju, ne te tjeret presim,dhe ate dite ju vendosni kujt do t’ia besoni hallin, problemet shqetesimet, fatet e shtepise, te lagjes , te fshatit, te bashkise dhe te shqiperise.
Me lejoni te bej disa komente: Kur bashkemoshataret e mi, ku ne ishim si keta te rinj qe jane ketu thoshim nje shprehje qe ju te rinjte nuk e dini.Shprehja jone ishte kjo “pushteti merret me gryken e pushkes dhe mbahet me gryken e pushkes”.

Kete se kuptoni dot ju. Tani ky sistemi qe patet fatin ju dhe bashke me ju edhe ne, I eshte lagur baruti pushkes,pra “pushteti as merret me pushke dhe as mbahet me pushke, merret me vote dhe mbahet me pune”.
Partite , subjektet politikanet I matni nga puna jo nga fjalet, I besoni asaj partie, atij subjekti qe ben ate qe thote dhe thote ate qe ben. Se dyti eshte programi dhe alternativa qe paraqesin subjektet politike, e treta , eshte lidershipi te cilit do t’i besoni shqiperine
dhe e katerta eshte ekipi qe do mbshtes kete program dhe kete lidership.
Ne 2013 na votuat dhe te gjithe e dini qe gjetem nje shqiperi me 0 % rritje ekonomike, 850 milion euro shteti sipermarrjes shqiptare, brenda atij mandati, arritem nga zero t’a rrisnim 4.5% dhe te shlyenim te gjitha borxhet dhe nuk cenuam standartin e jeteses, por thjesht e ngritem shqiperine ne kembe.

Armando Subashi- Kryetar I Bashkise Fier: Pjesemarrja kaq masive ne kohe pandemie flet vete, eshte treguesi me I qarte I mbeshtetjes qe na keni dhene vazhdimisht qe I keni dhene PS, dhe ajo çka eshte me e rendesishme per mbeshtetjen qe do te na jepni me 25 prill per te bere te mundur garantimin e kesaj fitoreje dhe mandatin e trete per Edi Ramen.Kam nje falenderim per shokun Gramoz. Une do te bej nje koment shume te shkurter. Besoj te githe e kuptojne qe shoku Gramoz mund te zgjidhte nje nga 12 qarqet per te qene drejtues politik dhe sigurisht zgjodhi qarkun tone. Ky eshte nje nder dhe privilegj per ne, por ajo çka eshte me e rendesishme edhe brenda qarkut, zgjodhi qe te ishte deputet I Bashkise se Fierit dhe veçanerisht I zones tuaj, ndaj ky eshte nje vleresim, ky eshte nje privilegj por nga ana tjeter eshte edhe nje obligim per te gjithe ne qe jemi ketu qe kete besim qe ai kishte ndaj nesh, ne t’ia kthejme ne vote per partine socialiste ne dt.25 prill 2021.
Sot eshte dita qe te bejme nje bilanc te puneve qe PS, qeverisja e madhe por edhe qeverisja e vogel qe eshte bashkia te bejme nje bilanc per ate çka kemi bere ne keto vite. Dhe duke bere nje bilanc, te dikskutojme ato qe kemi ne proces,pra ato qe jemi duke bere dhe sigurisht projekte qe kemi per te ardhmen.Une besoj qe te pakten ne dy fshatrat qe jemi ketu Patos Fshat, besoj se kemi çfare te themi. Te gjithe jemi koshient dhe mbajme ment ne gjendjen qe ka qene dhe ato investime qe realisht kemi bere gjate viteve te fundit,duke filluar qe nga asfaltimi I rruges,por me buxhetin e bashkise dhe duke patur mundesi per t’a ngritur ne nje nivel me te larte, beme asfaltimin e rruges nga nje drejtim ashtu sic kemi rene dakord per momentin me mundesite financiare qe do te na jepen qe siç e beme me asfalt nga krahu qe vjen nga Fieri , do te vij dita qe me asfalt te behet edhe segmenti tjeter I rruges duke ardhur nga Ofiçina e Vjeter. Ato probleme te vogla qe ka ajo rruge do t’i riparojme shume shpejt dhe ta mbajme ne nje gjendje normale per te qene e kalueshme dhe e pershtatshme per te gjithe banoret ,qofte nga ana e Ballshit qofte nga ana e Fierit,per te krijuar nje unaze te plote.
Patosi Fshat eshte nje nga te paktat fshatra ku ne kemi investuar si bashki per te ngritur nje ujesjelles nga e para dhe krahas disa fshatrave te tjere , ketu eshte bere pikerisht ky investim dhe sot perjashtohen pak shtepi qe mund te jene per shkak te largesise nga linja kryesore qe ndoshta nuk kane mundesi qe te furnizohen me uje,por sot pothuajse I gjithe fshati furnizohet 24 ore me uje te pijshem, ashtu sikurse edhe qendra shendetesore qe pothuajse e ngritem nga e para ashtu sikurse edhe mirembajtja qe I kemi bere here pas here shkolles.Te gjitha keto jane vemendje e nje pune e nje vemendje qe ne kemi pasur ne keto vite dhe per te zgjidhur ato probleme qe realisht u kane shqetesuar gjate gjithe kesaj periudhe.

S'KA KOMENTE