Ruci ne GORISHOVE e VARIBOP/ Ja cfare eshte bere per komunitetin!

Ruci ne GORISHOVE e VARIBOP/ Ja cfare eshte bere per komunitetin!

191
SHPËRNDAJE

Drejtuesi politik i PS Gramoz RUCI vijon turin e takimeve elektorale ne Fier ku ndalesa e radhes ka qene Gorishova dhe Varibop. Ne keto takime RUCI eshte shprehur se nje deshmi e qarte e qeverisjes se PS ne keto vite jane rezultatet e punes konkrete per komunitetin ne keto fshatra
Në GORISHOVE
.
Kandidati për deputet në zonën e Cakranit, i PS, Gramoz Ruçi, bashkë me kryetarin e Bashkisë Armando Subashi, është takuar me banorë të Gorishovës.
.
“Gorishova është një tjetër shembull përgjegjshmërie e PS dhe Qeverisë së saj se si votat e marra në vitin 2013 dhe e 2015 për PS të shndërrohen në punë, shërbime dhe investime.
E gjetëm Gorishovën pa rrugë, pa ujë, me energji elektrike që shërbente vetëm për ndriçmin familjar, një fshat ku nuk ofrohej kurrë pastrimi publik dhe ku nuk ekzistonte transporti urban. Sot Gorishova ka pësuar ndryshime që nuk ishin bërë kurrë më parë. Falë qeverisjes tonë, Gorishova sot ka:

-Rrugë të rikonstruktura deri në brendësi të lagjeve
-Janë pastruar rreth 23 km kanale kulluese e vaditëse, duke ringritur sistemin bonifikues 100% në Vreshtaz dhe 90% në Gorishovë
-Kemi restauruar shkollat në Vreshas dhe Gorishovë
-Kemi ndërtuar Qendër Shëndetësore në Vreshtas dhe kemi restauruar atë në Gorishovë
-Kemi përmirësuar furnizimin me ujë të banorëve

-Kemi përmirësuar ndjeshëm ndriçimin publik
-Ofruam për herë të parë transportin urban
-Përmirësuam rrjetin e furnizmit me energji elektrike në Gorishovë dhe Vreshtaz.

Ja pse e meritojmë mandatin e tretë qeverisës! Për më shumë punë, investime dhe shërbime në Gorishovë.”


Në VARIBOP
.
Kandidati për deputet i PS, Gramoz Ruci, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, është takuar me banorë të fshatit Varibop të Cakranit.
.
“Varibopi ishte një prej atyre fshatrave që deri në vitin 2015 vuante për pikën e ujit. Këtij problemi jetik, ne i dhamë fund duke realizuar një nga investimet më të mëdha në zonë. E bashkë me të realizuam shumë punë të tjera:

-Ndërtuam ujësjellësin në Vjosë,
-Riparuam rrugën: Cakran-Varibop, rikonstruktuam rrugën Yzeiraj dhe kemi riparuar rrugë të brendshme të fshatit,
-Kemi pastruar 12 km kanale kulluese, 2 km kanale vaditëse dhe në tërësi 90% të këtij sistemi,
-Kemi ndërtuar ura në ndihmë të fermerëve,
-Kemi rikonstruktuar shkollën dhe restauruar e mirëmbajtur të gjitha godinat arsimore,
-Për herë të parë, ne zgjidhëm problemin e transportit urban në fshat
-Ofruam shërbimin e pastrimin si asnjëherë më parë, përmirsuam ndjeshëm shërbimin e ndricimit public, bashkë me OSHE, bëmë të mundur ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me energji elektrike.
.
-Por ne nuk do ndalemi këtu me Varibopin. Prandaj kërkojmë votbesimin tuaj për shumë projekte të tjera në këtë fshat. Votëm tuaj për PS ne dimë ta kthejmë vetëm në punë.” `


S'KA KOMENTE