Ruçi debaton me Gjonin në parlament, deputeti opozitar përjashtohet nga seanca

Ruçi debaton me Gjonin në parlament, deputeti opozitar përjashtohet nga seanca

82
SHPËRNDAJE
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është përplasur me deputetin Ralf Gjoni, në seancën e sotme plenare. 

Kjo ndodhi pas përfundimit të fjalës së Gjonit në foltoren e parlamentit, ku sipas Ruçit, për 15 minuta ka folur vetëm për pakënaqësitë e zgjedhjeve dhe jo për rendin e ditës. 

Gjoni u kthye për t’iu përgjigjur Ruçit, por ky i fundit ia ndërpreu fjalën dhe i komunikoi përjashtimin nga salla. Në një moment dëgjohet kryeparlamentari që i thotë deputetit: “Jo, je trim i madh ti?”. 

Ndërsa Gjoni i përgjigjet po me të njëjtën monedhë: “Jo po je ti trim. Nuk largohem, madje zë dhe vendin tënd”.

S'KA KOMENTE