Rruga Fier-Ballsh tmerri i shofereve , rruga e shkaterruar rrezik per aksidente

Rruga Fier-Ballsh tmerri i shofereve , rruga e shkaterruar rrezik per aksidente

3571
SHPËRNDAJE

 

Prej gati 8 vjetesh pas ndertimit te autostrades Levan -Tepelene rruga nacionale Fier -Ballsh thuajse eshte harruar dhe lene ne meshire te fatit.

Aksi rrugor ne fjale eshte 26 km ,dhe lidh Fierin me Ballshin ku jeton nje komunitet ne mbi 35 mije banore

Përgjatë të gjithë rrugës nacionale Fier- Ballsh ka gropa, rreshkitje valezime dhe carje , të cilat demtojne jo vetem automjetet por rrezikojnë edhe jetën e drejtuesve të mjeteve.

Para pak ditesh nje 35 vjecar nga Mallakastra perfundoi ne gremine e me pas ne lumin Gjanica me automjetin e tij pasi rruga nuk ka bankina( mbrojtese metalike). Ne kete rruge numerohen disa dhjetra lapidare si deshmi e aksidenteve fatale

Me I dëmtuar është segmenti nga Kthesa e Patosit deri te kthesa për në Ballsh. Por me problematike është pjesa nga Qafa e Lalarit deri tek “Ofiçina e Vjetër”.
Drejtuesit e mjeteve jane shprehur se jane lene te harruar nga pushteti qendror i cili nuk ka investuar per mirembajtjen e rruges apo nje riveshje te ketij aksi rrugor.

Cdo dite ne kete aks rrugor kalojne me mijera automjete ndersa shume prej tyre jane autocisterna te tonazheve te renda me hidrokarbure qe demtojne edhe me shume kete rruge

S'KA KOMENTE