Rritja e tarifave të ujit, ERRU nis shqyrtimin ne Fier dhe disa...

Rritja e tarifave të ujit, ERRU nis shqyrtimin ne Fier dhe disa qytete te vendit

338
SHPËRNDAJE

Komisioni Kombëtar Rregullator i Entit Rregullator të Ujit ka nisur shqyrtimin e katër aplikimeve të bëra nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve në vend sa i takon tarifave për shërbimet që ato ofrojnë.

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni gjatë nëntorit katër vendime parashikonin fillimin e procedurës.

Konkretisht bëhet fjalë për ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve në Fier, atë në Lezhe, Durrës dhe Vlorë që përfshijnë 12 bashki dhe qe jane produkt i reformes se agregimit. Referuar vendimeve sa i takon ndërmarrjes në Vlorë Komisioni nënvizon se dokumentacioni kryesor i aplikimit plotëson kushtet për t’u marrë në shqyrtim duke nisur nga plani 5-vjeçar i biznesit e deri tek elementët e shlyerjes së pagesës rregullatore me përjashtim të një pike specifike për të cilën është kërkuar shtyrje.

“Me shkresë Nr. 2061, datë 08.11.2023 me lëndë “Kërkesë për shtyrje afati për plotësim dokumentacioni” Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime (AKUK) kërkon shtyrjen e afatit deri më datë 30.11.2023 të dorëzimit të dokumentit të vendimit të këshillit bashkiak për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a për tarifat e propozuara” thuhet në vendimin e KKRR

E njëjta pikë është kërkuar edhe për ndërmarrjen e Lezhës për të cilën është lënë afat deri në 30 nëntor sa i takon të dorëzimit të vendimeve e këshillit bashkiak Lezhë, Mirditë dhe Kurbin për shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lezhë sh.a mbi tarifat e propozuara. Për ndërmarrjen e Fierit është nisur shqyrtimi i aplikimit por duke nënvizuar problematikën e shlyerjes së pagesës rregullatorë.

“Shoqëria rajonale ujësjellës kanalizime Fier sh.a nuk ka respektuar akt marrëveshjen nr. 61 prot, datë 08.02.2023 me ERRU-në “Për shlyerjen e pagesës rregullatore të prapambetura sipas riorganizimit në subjekt me kompetenca të përbashkëta dhe vazhdimin e pagesës rregullatore për shoqërinë rajonale ujësjellës kanalizime Fier sh.a’” thuhet në vendim.

E vetmja që duket se ka dorëzuar të plotë kërkesat ka qenë ndërmarrja e Durrësit. Në faqen e tij ERRU nuk ka publikuar aplikimet dhe tarifat e reja që janë kërkuar nga ujësjellësit por me reformën e re të bashkimit të tyre që ka nisur tashmë prej kohës gjasat që ato të rriten janë të larta.

Kjo është argumentuar edhe me nevojën për investime që ka rrjeti ndërkohë që prej vitesh shumë nga ndërmarrjet kanë akumuluar borxhe sidomos të lidhura me energjinë.

Monitor

S'KA KOMENTE