Rritja e rasteve me Covid, Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë

Rritja e rasteve me Covid, Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë

446
SHPËRNDAJE

Shqipëria del nga lista e vendeve D  e ministrisë së Shëndetësisë Italiane dhe hyn në listën E.

Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19.Hyrja nga Shqipëria në Itali dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri lejohen vetëm për motive  pune, shëndeti, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

Lajmi konfirmohet nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Ky vendim në fuqi prej datës 26 tetor 2021 deri në 15 dhjetor 2021.

Si rrjedhojë, duke filluar nga data 𝟮𝟲 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿, shtetasit nga:

– Shqipëria

– Maqedonia e Veriut

– Serbia

– Mali i Zi

– Bosnje Hercegovina

– Libani

– Azerbaxhani

– Moldavia

– Brunei Armenia

mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:👇

-motive pune,

-motive shëndeti,

-motive studimi,

-motive urgjence,

-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,

-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,

-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,

-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 𝟭𝟮𝟬 orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi 𝟭𝟬 ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.

🔴 Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:

  1. a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike

https://app.euplf.eu/

  1. b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
  2. c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”;
  3. d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.

❗Këto masa janë të vlefshme deri më datë 𝟭𝟱 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 2021

S'KA KOMENTE