Rritja e çmimit të karburanteve menjëherë pas zgjedhjeve! Konfindustria ngre shqetësimin: Ky...

Rritja e çmimit të karburanteve menjëherë pas zgjedhjeve! Konfindustria ngre shqetësimin: Ky sektor do të ‘goditet’ më shumë

166
SHPËRNDAJE

Konfindustria ka shprehur shqetësimin për rritjen e fortë të çmimit të karburanteve, menjëherë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Përmes një deklarate për publikun në Facebook, Konfindustria vëren se menjëherë në javën e parë pas zgjedhjeve, rriti çmimin tavan të naftës me 6 lekë/litër dhe kështu Shqipëria i rikthehet përsëri çmimeve më të larta në rajon dhe nivel krahasimor nga më të shtrenjtat në kontinent.

Konfindustria vlerëson, se vendimet e njëpasnjëshme të Bordit të Trasparencës në periudhën para dhe pas zgjedhore për çmimin e karburanteve krijojnë dyshime të arsyeshme, se janë jo vetëm kundër interesit publik, por edhe përdorim për qëllime politike.

“Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen e fortë dhe të menjëhershme të çmimit të karburanteve menjëherë pas zgjedhjeve vendore 2023.

Bordi i Transparencës, menjëherë në javën e parë pas zgjedhjeve, rriti çmimin tavan të naftës me 6 lekë/litër. Sot në pikat e pakicës nafta tregtohet deri me 179 lekë/litër. Shqipëria i rikthehet përsëri çmimeve më të larta në rajon dhe nivel krahasimor nga më të shtrenjtat në kontinent.

Çmimet e rritura ndjeshëm të karburanteve në tregun shqiptar nuk shkojnë në të njëjtin kah me çmimet e shteteve të rajonit. P.sh në Maqedoni çmimi i produktit “naftë” i shprehur në Lek është më i ulët sesa 125 lekë/litër. Nëse do të bëhet krahasimi, përfshirë edhe ndryshimin fiskal, çmimi i “naftës” në tregun shqiptar është 15-20 lekë për litër më i shtrenjtë.

Konfindustria vlerëson, se vendimet e njëpasnjëshme të Bordit të Trasparencës në periudhën para dhe pas zgjedhore për çmimin e karburanteve krijojnë dyshime të arsyeshme, se janë jo vetëm kundër interesit publik, por edhe përdorim për qëllime politike.“-thuhet në reagimin e Konfindustrisë.

S'KA KOMENTE