Rritet numri i vjedhjeve ne vend, ne Fier u shenuan edhe viktima

Rritet numri i vjedhjeve ne vend, ne Fier u shenuan edhe viktima

805
SHPËRNDAJE

Rritet numri i grabitjeve të banesave dhe bizneseve në vend krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në dy muajt e pare  te ketij viti vetem ne Qarkun Fier janë regjistruar mbi 20 vjedhje ndersa ne te gjithe vendin vjedhjet jane 3 shifrore .Ne objektivin e grabitesve  kanë rënë jo vetem bizneset e të gjitha kategorive, banesat familjare por edhe kalimtare madje deri edhe tek shpendet dhe bageti mjete bujqesore te fermereve.

Fokusi i hajdutëve nuk është më vetëm te vjedhjet e shtëpive, por edhe te bizneset. Madje edhe bankat e nivelit të dytë kanë rënë pre e grabitjeve, përmes thyerjes së bankomateve. Rasti  më i rëndë u shënua në Urën Vajgurore, ku hajdutët vendosën një sasi tritoli për të marrë paratë që ndodheshin brenda një bankomati.

Ajo që është më shqetësuese për autoritetet policore është zbulueshmëria e autorëve të grabitjeve në të gjithë vendin.Rastet më të rënda të grabitjeve të bizneseve me armë gjatë vitit 2018, ku pati edhe viktima, ndodhën në Tiranë dhe Fier.kujtojme grabitjen e exchange tek ‘Zogu i Zi’ Fier ku mbeti i vrare nga grabitesit Agur Vrenozi)… tentativa per grabitje e baneses ne lgj 29 Nentori ne apartamentin e Minella Mucit.Fatmiresisht familja i shpetoi grabitjes ndersa mbeti vrare autori Xhuljan Sollaku 20 vjec dhe u plagos nje person tjeter

 

S'KA KOMENTE