Rritet numri i rasteve ne Fier me iktusin apo infarktet e trurit si dhe tumoret Cerebrale.Statistikat flasin per rreth 900 persona te prekur ne vit.
Me dhimbjen e kokes shoqerohen edhe shenjat tjera si: marramendje, mundim, vjellje. Shpesh ndodh që tumori në kokë të paraqitet me simptoma krejt minimale dhe dhimbja e kokës të shfaqet kur diagnoza është e qartë.
Mjeku Neurolog ne Spitalin Amerikan Roel Zoga ka thene se pacienti nuk duhet te neglizhoje qofte edhe dhimbjet e kokes se shpeshta dhe ti drejtohet mjekut sidomos nëse dhimbja e kokës është intensive e shoqeruar me vjellje apo me simptoma tjera.
Shtim te rasteve paraqiten edhe me Iktusin apo infarktin e trurit i cili eshte me i shpeshte ne moshen e trete ka then mjeku Neurolog ne Spitalin Amerikan Roel Zoga .
Ndikim kryesor ne rritjes e rasteve me iktus jane mungesa e trajtimit jo te regullt te hipertensionit dhe semundjeve kardiake ku nuk perjashtohet jeta sedentare dhe dieta jo e rregullt
Ne moshat e reja iktusi eshte me pak i ndodhur por ne rastet e paraqitura kane nje kosto shoqerore per familjet e pacienteve. Ketu ndikon se tepermi jeta sedentare konsumimi i duhanit dhe i alkolit si dhe dieta e tepruar ne yndyrna
Simptomat e fillimit të një iktusi janë:
• mpirja e papritur në njërën anë të trupit me humbje të fuqisë në këmbë, krah apo fytyrë, hemiparezë;
• vizion i paqartë në një ose të dy sytë;
• vështirësi në të folur, humbje ekuilibri, konfuzion mendor, marrje mëndsh, cefale.
Efektet mund të jenë të lehta por kurrë nuk duhet të nënvlerësohen.