Rritet krimi kibernetik, por nuk ka dënime – Prokuroria: 156 procedime

Rritet krimi kibernetik, por nuk ka dënime – Prokuroria: 156 procedime

57
SHPËRNDAJE

Pandemia ka rritur dukshëm krimin kibernetik në Shqipëri, me rritjen e numrit të rasteve të hackerim-eve, apo mashtrimeve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme në  vitin  2020  numri  i  procedimeve  të  regjistruara për këtë grup veprash penale, është rritur me 35,65 % krahasuar me një vit më pare. Gjatë vitit 2020 u regjistruan 156 procedime nga 115 një vit më parë, ndërkohë që ka një ulje të numrit të procedimeve  dërguar  në  gjykatë,  nga  10  procedime  në  vitin  2019  në  6  procedime  dërguar  në gjykatë në vitin 2020 (40 %), ulje të numrit të të pandehurve të regjistruar në vitin 2020 përkundrejt këtij totali në vitin 2019 nga 13 në 3 (76,92 %), ulje të numrit të të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë nga 11 në 8 (27,27 %) dhe ulje të numrit të të pandehurve të dënuar për vepra penale kundër krimit kompjuterik nga 18 në 6 (66,67 %).

Sipas Prokurorisë, rezultojnë 4  letërporosi  për  veprat  penale të krimit  kibernetiktë  dërguara  nga  Gjermania,  Rumania, Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A; 47 letërporosi(ose 7,5 % e totalit të letërporosive) për kryerjen e veprave penale të krimit  kibernetik,  të  cilat  i  janë  drejtuar  shteteve si, Kinë,  Itali,  Gjermani,  SHBA, Britani e Madhe, Benin, Holandë, Poloni etj;

Të pandehurit rezultojnë të gjithë të rritur (mbi 18 vjeç) nga të cilat 76,92 % meshkuj dhe 23,08 femra %.Në lidhje me arsimin e të pandehurve rezulton se 23,08 % e tyre janë me arsim të mesëm, 46,15 % me arsim të lartë, 30,77 % me arsim deri 9-vjeçar. Rezulton se 61,54 % e të pandehurve kanë vendbanimin në qytet dhe 38,46 % në fshat.Ndërsa  lidhur  me  gjendjen  gjyqësore  të  të  pandehurve,  vërehet  se  të  gjithë  të  pandehurit  janë të padënuar më parë.

S'KA KOMENTE